Menu

Çmendet moti, bie breshër në qytetin e Elbasanit, ja si është parashikimi per pasditen

Në mes të korrikut, nga temperaturat që ishin 41°​C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër sa një ‘grusht’.Pritet që edhe paraditja e nesërme të karakterizohet nga një shtim i reshjeve. Kjo është një pamje nga qendra e Elbasanit, por dëshmitaret thone se edhe  dhe afër tunelit të Krrabës binte shi.

sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Related Posts