Menu

moti

Sot temperaturat ulen me 2 gradë, mot i kthjellët në bregdet

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellimet, këto kushte atmosferike mbeten deri orët e para të pasdites kur në zonat malore shfaqen vranësia kalimtare, të cilat gradualisht përfshijnë edhe zonat e ulëta. Ndërsa vija bregdetare mbetet me kthjellime. Këto kushte atmosferike vijojnë edhe gjatë natës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 24ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3-4 ballë.

alert.al/

Parashikimi i moti, java nis me diell dhe rritje temperaturash, rrebeshe shiu në male

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Në zonat malore do ketë edhe rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësia për rebeshe shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.

Çmendet moti, bie breshër në qytetin e Elbasanit, ja si është parashikimi per pasditen

Në mes të korrikut, nga temperaturat që ishin 41°​C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër sa një ‘grusht’.Pritet që edhe paraditja e nesërme të karakterizohet nga një shtim i reshjeve. Kjo është një pamje nga qendra e Elbasanit, por dëshmitaret thone se edhe  dhe afër tunelit të Krrabës binte shi.

sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi  Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Parashikimi i motit, sot pasditja me vranësira, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celcius

Moti sot sjell surpriza. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë e përfshirë nga kthjellimet në të gjithë vendin tonë dhe temperaturat do të jenë të larta. Ndërsa, pjesa e dytë e ditës sjellë vranësira.

Fillimisht vranësirat do të vijojnë të përfshijnë zonat jugore dhe gradualisht do të mbulojnë të gjithë territorin. Por, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale. Në mëngjes do të jenë rreth 11°C në zonat malore deri në 35°C në zonat e ulëta. Mesdita do të kapë kulmin.Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h, nga drejtimi jugor. Në det të hapur do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

alert.al/

Moti sot, parashikohen vranësira pasdite, reshje në lindje

Gjatë ditës së sotme vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

alert.al/