Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro. Produktet e vlerësuara si të rrezikshme për bartjen e virusit janë ndaluar të importohen. Produktet të cilat janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Kina, janë kryesisht prodhime me origjinë shtazore.

