Shpikësit izraelitë kanë zhvilluar një maskë ndaj koronavirusit me një telekomandë që iu lejon që të hani ushqim pa e hequr atë, një pajisje për të cilën ata thonë se mund të darkojne ne restorant pa rrezikuar.
“Maska do të hapet mekanikisht me dorë ose automatikisht kur piruni do të vijë në maskë,” tha Asaf Gitelis, nënkryetar i Patentave dhe Shpikjeve të Avtipus, ndërsa demonstroi pajisjen në zyrat e saj pranë Tel Aviv.
“Atëherë mund të hani, pini, shijoni dhe pasi te nxirrni pirunin, maska do të mbyllet dhe do të jeni të mbrojtur nga virusi dhe njerëzit e tjerë që janë ulur me ju.”
“Unë mendoj se kjo maskë, e cila më mundëson të ha dhe jam i sigur është e domosdoshme,” tha Ofir Hameiri, një 32-vjeçar i diplomuar.
Izraeli ka rihapur ekonominë pas një rënie dramatike gjate pandemise se koronavirusit dhe ka rihapur restorantet.
Qendra Alert/Alert.al

