Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Dr. Suela Xhufi, mjeke toksikologe, theksoi pasojat e rrezikshme të pirjes së alkoolit, duke paralajmëruar se përveç problemeve kardiologjike dhe kancerit, alkooli mund të shkaktojë gjithashtu probleme neurologjike dhe psikiatrike, duke dëmtuar sistemin nervor dhe ulur imunitetin.
Dr. Xhufi theksoi se konsumimi i alkoolit mund të ndikojë negativisht në traktin gastrointestinal, duke shkaktuar gagstrit dhe mund të çojë në dëmtim të mëlçisë, përfshirë subfikasencë hepatike në rastet më të rënda. Ajo theksoi se pacientët që konsumojnë alkool kronikisht shpesh kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm kur dëmtimi i mëlçisë ka arritur nivele të rënda, shpesh duke përfshirë varixhe ezofagiane dhe hipertension portal.
Një tjetër shqetësim që Dr. Xhufi ngriti ishte konsumimi i alkoolit të përzier me metanol, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme që mund të shkaktojë intoksikim të rëndë dhe të çojë në vdekje. Ajo theksoi se shumë pacientë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e metanolit, duke shkaktuar acidozë metabolike, një gjendje që mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.
Dr. Xhufi bëri thirrje për informim të duhur dhe kujdes të shtuar në lidhje me konsumimin e alkoolit, duke rekomanduar që qytetarët të jenë të kujdesshëm për burimin dhe cilësinë e alkoolit që konsumojnë, për të shmangur pasojat shëndetësore të mundshme.


