Menu

Tema: A shkakton alkooli vdekje? Dr.Suela Xhufi

Mjekët Apelojnë: Kombinimi i Alkoolit dhe Pijeve Energjetike është i Dëmshëm për Shëndetin

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, mjekët Dr. Novrus Çaushaj, mjek kardiolog, dhe Dr. Suela Xhufi, mjeke toksikologe, theksuan rreziqet e mëdha që sjell kombinimi i alkoolit me pijet energjetike dhe substanca të tjera për shëndetin e individëve.

Dr. Çaushaj shpjegoi se kombinimi i alkoolit me pijet energjetike është jashtëzakonisht i rrezikshëm, pasi pijet energjetike përmbajnë substanca stimuluese që maskojnë efektet e alkoolit, duke bërë që individët të ndihen më të sigurt dhe të konsumojnë më shumë alkool. Ky kombinim mund të rritë rrezikun për dëme kardiovaskulare dhe efekte neurologjike, duke dëmtuar zemrën dhe trurin.

Dr. Xhufi përmendi gjithashtu se kombinimi i alkoolit me substanca të tjera, si qitro (limon) dhe bira me verë, mund të rritë nivelin e alkoolit në gjak, çka mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë dhe komplikime të tjera.

Ata theksuan gjithashtu se kombinimi i alkoolit me duhanin është një tjetër praktikë e dëmshme, që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në zemër dhe sistemin respirator.

Dr. Suela Xhufi: Pirja e Alkoolit dhe Burimi i Tij Mund të Shkaktojnë Dëme të Rënda për Shëndetin

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Dr. Suela Xhufi, mjeke toksikologe, theksoi pasojat e rrezikshme të pirjes së alkoolit, duke paralajmëruar se përveç problemeve kardiologjike dhe kancerit, alkooli mund të shkaktojë gjithashtu probleme neurologjike dhe psikiatrike, duke dëmtuar sistemin nervor dhe ulur imunitetin.

Dr. Xhufi theksoi se konsumimi i alkoolit mund të ndikojë negativisht në traktin gastrointestinal, duke shkaktuar gagstrit dhe mund të çojë në dëmtim të mëlçisë, përfshirë subfikasencë hepatike në rastet më të rënda. Ajo theksoi se pacientët që konsumojnë alkool kronikisht shpesh kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm kur dëmtimi i mëlçisë ka arritur nivele të rënda, shpesh duke përfshirë varixhe ezofagiane dhe hipertension portal.

Një tjetër shqetësim që Dr. Xhufi ngriti ishte konsumimi i alkoolit të përzier me metanol, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme që mund të shkaktojë intoksikim të rëndë dhe të çojë në vdekje. Ajo theksoi se shumë pacientë nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e metanolit, duke shkaktuar acidozë metabolike, një gjendje që mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.

Dr. Xhufi bëri thirrje për informim të duhur dhe kujdes të shtuar në lidhje me konsumimin e alkoolit, duke rekomanduar që qytetarët të jenë të kujdesshëm për burimin dhe cilësinë e alkoolit që konsumojnë, për të shmangur pasojat shëndetësore të mundshme.

Mjekët theksojnë nevojën për qendra rehabilituese të specializuara në Shqipëri, duke u referuar praktikave të suksesshme në Maqedoni dhe Serbi

Në një diskutim të zhvilluar në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Dr. Suela Xhufi, mjeke toksikologe, dhe Dr. Novrus Çaushaj, mjek kardiolog, ngritën shqetësime për situatën e trajtimit të varësisë ndaj substancave në Shqipëri. Ata theksuan se aktualisht Qendra e Trajtimit ka kapacitet shumë të kufizuar, me vetëm 20 shtretër, dhe pacientët shpesh kërkojnë ndihmë vetëm kur janë në gjendje të rëndë, pas një overdoze.

Dr. Xhufi bëri me dije se shumë pacientë i drejtohen qendrës vetëm për detox, pasi përdorimi i substancave është shumë i lartë. Ajo theksoi gjithashtu se nuk ka një qendër rehabilituese ku pacientët mund të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë, siç ndodh në vende të tjera. Në Shqipëri, sipas mjekëve, periudha maksimale e qëndrimit në spital është vetëm 15 ditë, një periudhë shumë e shkurtër për t’u rehabilituar plotësisht.

Në krahasim, Maqedonia dhe Serbia disponojnë qendra shtetërore dhe private që ofrojnë mundësi trajtimi afatgjatë, ndërsa në Shqipëri mungon një infrastrukturë e tillë. Mjekët theksuan nevojën për krijimin e qendrave rehabilituese afatgjatë, të cilat do të mund të ofrojnë shërbime më të plota dhe më të përshtatshme për pacientët, duke përfshirë mjekë, psikologë dhe kushte të përshtatshme për një rehabilitim të suksesshëm.

Ata gjithashtu nënvizuan se këto qendra duhet të kenë kosto për pacientët, për të siguruar mundësinë e mbajtjes së një infrastrukture të përshtatshme, si bibliotekë dhe hapësira të bollshme, që të mundësojnë një rikuperim të plotë dhe të qëndrueshëm.

Ky apel për qendra rehabilituese dhe investime në trajtimin e varësisë vjen në një moment kritik, ku është e nevojshme të krijohen mundësi më të mira për pacientët që kanë nevojë për mbështetje afatgjatë.

Moderatori i Emisionit: Granit Sokolaj / Apel për Bashkëpunim në Kontrollin dhe Tërheqjen e Produkteve të Rrezikshme nga Tregu

Apel për Bashkëpunim në Kontrollin dhe Tërheqjen e Produkteve të Rrezikshme nga Tregu

Duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Komisionit Europian për të identifikuar dhe hequr produktet që paraqesin rrezik për konsumatorët, ju bëjmë thirrje për një bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me doganat dhe autoritetet përkatëse, për të siguruar që asnjë produkt i pasigurt që mund të dëmtojë shëndetin e qytetarëve tanë të mos hyjë në treg.

Komisioni Europian çdo javë publikon listën e produkteve të rrezikshme për konsumatorët, përfshirë lodrat, kozmetikat, dhe pajisje të tjera që mund të përmbajnë substanca të dëmshme. Këto produkte, që përdoren shpesh në jetën e përditshme, duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve doganore dhe organeve të sigurisë, mund të garantojmë që vetëm produkte që përmbushin standardet e sigurisë europiane të jenë në dispozicion për konsumatorët tanë.

Xhufi: Janë disa materiale që përbëjnë rrezik për fëmijët, krevatet nuk duhen pa atë pjesën e salikonit

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dr. Suela Xhufi, Mjeke toksikologe tha se janë disa që përbëjnë rrezik dhe shti se është plastika, bisfenoli, apo metalet, si arseniku, plumbi dhe alumini.

Xhufi: Janë disa që përbëjnë rrezik. Është plastika, bisfenoli, apo metalet, si arseniku, plumbi dhe alumini. Mund të gjejmë edhe parafinat e klorinuara. Ato kanë aftësi për të bërë ndryshimi në gjendjen endokrine të fëmijëve.

Nëse fëmijët janë në kontakt më këto preparate bëjnë një çrregullim të fëmijës dhe ulin sistemin imunitar. Krevatet nuk duhen pa atë pjesë e salikonit sepse mund të ketë krevati plumb.https://fb.watch/xb98aCAbHF/?

Çaushaj: Akoma nuk është përcaktuar sa alkool është i dëmshëm, lidhet edhe me kanceret e gojës

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Dr. Novruz Çaushaj, Mjek kardiolog tha se deri sot në vitin 2025 akoma nuk është përcaktuar masa e cila tregon se nuk është e dëmshme sasia e alkoolit.

Novruz Çaushaj: Deri sot në vitin 2025 akoma nuk është përcaktuar masa e cila tregon se nuk është e dëmshme. Akoma jemi në fazën që nuk kemi një masë në marrjen e alkoolit që është e dëmshme nga këtu e sipër me anë të studimeve të bëra.

Nëse sasia e madhe krijon ndërlikime, sasitë e vegla janë ritmike dhe duan kohën e duhur për të mbërritur tek veçoritë si dëmi i trurit, mëlçisë dhe zemrës. Kemi në këto vitet e fundit ndërlikimeve dhe shkaktimit të kancereve si ato të gjuhës dhe ezofagut.https://fb.watch/xb8OFIhYzf/?

Lloha: Alkooli ndër helmet kryesore që futet në organizimin tonë, është i dëmshëm për njeriun

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Prof. Ilir Lloha, Zv. Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT tha se alkooli është një helm kryesor që futet tonë organizmin tonë dhe është aq helm sa organizimi ka krijuar disa mënyra komplekse për ta eliminuar.

Lloha: Alkooli është një helm kryesor që futet tonë organizmin tonë dhe është aq helm sa organizimi ka krijuar disa mënyra komplekse për ta eliminuar. Alkooli dihet se është i dëmshëm për njeriun. Të thuash se alkooli shkakton kancer është disa e pasaktë.

Në fakt rrit probabilitetin e shfaqjes së kancerit sepse shkaktari kryesor i kancerit tek njeriu është oksigjeni dhe dielli, por nuk thotë njeriu gjë. Alkooli nuk të bën mirë, por ama gjendet në ushqime natyralisht përmes fermentimit.https://fb.watch/xb8s56qHVs/?