Rreth 45 persona janë përfshirë në një padi kolektive kundër një dyqani në Kanada, lidhur me mishin e derrit të kontaminuar që çoi në një shpërthim të E. coli O157:H7.
Një gjykatës e ka vërtetuar çështjen ditët e fundit. Ajo kërkon kompensim për njerëzit që u sëmurën pasi konsumuan produkte derri nga The Meat Shop në Pine Haven, i cili është një dyqan paketimi dhe shitjeje me pakicë mishi në koloninë Pine Haven Hutterite pranë Wetaskiwin.
Një person vdiq dhe 42 të tjerë u sëmurën nga shpërthimi i E.Colit. Rastet lidheshin me produktet e derrit të kontaminuar me E. coli O157:H7. 14 prej pacientëve duhej të shtroheshin në spital dhe pesë zhvilluan një lloj infeksioni të veshkave të njohur si sindroma hemolitike uremike. Agjencia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit gjurmoi produktet e derrit në The Meat Shop në Pine Haven, sipas dokumenteve të gjykatës. Në total, paditësit kërkojnë 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Rreth infeksioneve E. coli
Kushdo që ka shfaqur simptoma të infeksionit E. coli duhet të kërkojë kujdes mjekësor dhe t’i tregojë mjekut të tij për ekspozimin e mundshëm ndaj baktereve. Kërkohen teste specifike për të diagnostikuar infeksionet, të cilat mund të imitojnë sëmundje të tjera. (FoodSafety)
Qendra Alert/Alert.al

