Menu

Pastronte pistoletën e shërbimit, polici ushtarak plagoset lehtë në dorë

Mersin Mandri, një punonjës i policisë Ushtarake në repartin Nr.6620 në Rinas, ka ngritur në këmbë strukturat policore, të cilat ishin njoftuar se usharaku ishte qëlluar në banesën e tij me armë zjari nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në 14 qershor 2021 në banesën e punonjësit të Forcave të Armatosura. Por pas verifikimeve të kryera është mësuar se Mersin Mandri, ishte vetëplagosur në dorën e majtë. Qitja e armës është kryer e pavullnetshme dhe arma tip pistoletë “TT”, është armatim që i përket shërbimit të ushtrisë. Punonjësi i policisë Ushtarake, ka pretenduar në dëshminë e tij se ishte duke e fshirë dhe pastruar armën, kur në mënyrë të pavullnetshme ka kryer qitje me armën e shërbimit dhe është plagosur aksidentalisht.

alert.al/

Related Posts