Menu

Ekskluzive/ Zbulohet e vërteta për çfarë u dënua kryebashkiaku i Ballshit në Greqi

Partia Demokratike me anë të Gazmend Bardhit ka denoncuar ditën e sotme se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i dënuar me burg të formës së prerë në Greqi.

Alert.al ka mësuar se si qëndron historia e dënimit të tij dhe se kjo histori dihej që në vitin 2019, pasi është publikuar në portalin alb365.

Historia:

Ai ka punuar në ndërtim në ishullin Hiot, punëtor. Në fund të vitit pasi kishte mbyllur marrëdhëniet e punës dhe pronari nuk e kishte paguar, një shumë të majme të parave.

Pas disa kohësh ai e ka takuar në disa rrugica të ishullit dhe kanë bërë sherr, biznesmeni është rrëzuar dhe është përplas në tokë në kalldrëm duke u plagosur, bëjnë me dije burime për Alert.al

Më pas ai është arrestuar dhe është lënë detyrim paraqitje, pasi disa kohësh është arratis dhe ka ardhur në Shqipëri dhe është dënuar në mungesë me tre vite burg./Alert.al

Vendimi i gjykatës greke

Related Posts