Menu

Elbasan, sipërmarrje sociale për prodhimet artizanale

Në kuadër të projektit “Tradita ime Artizanale” në Elbasan është krijuar një laborator për prodhimet artizanale.

Sipërmarrja sociale e cila u vjen në ndihmë grave të margjinalizuara funksionon në një nga pronat e sekuestruara nga krimi i organizuar. Organizatorët thonë se pavarësisht projekteve të mira sociale duhet mbështetja e strukturave shtetërore që ato të jenë jetëgjata dhe tu vijnë në ndihmë sa më shumë personave.

Në kuadër të këtij projekti gratë trajnohen në punimet me dorë apo tezgjah dhe punësohen pranë kësaj sipërmarrje sociale e cila më pas synon t’i tregtojë punimet artizanale. Përpos anës sociale kjo iniciativë synon të promovojë traditën e bukur shqiptare dhe ta kthejë atë në çdo familje. Modelet e punuara i përkasin të gjitha zonave të Shqipërisë. (TCH)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts