Menu

Fasoneria Jeu, model i një pune vlerësimi dhe sigurie

Kohët e fundit, fasoneritë janë kthyer në qendër të vëmëndjes, për shkak të infektimit të punonjësve me covid-19, që ka çuar edhe në mbylljen e tyre. Por fasoneria Jeu në Tiranë vijon punën normalisht, pasi deri më sot nuk ka patur asnjë punonjës të infektuar, kjo edhe falë masave të marra në kohë nga drejtuesit e kompanisë.  Në hyrje në fasonerise, qëndron një infermier, i cili mat temperaturën dhe ndjek të gjithë procedurën, që nga pajisja e stafit me mjetet e duhura deri në dezinfektimin e ambienteve.

Mjeku që ndodhet në fasonerinë Jeu. në Tiranë deklaron se masat janë marrë që në fillim të marsit, ndërsa në javën e parë të prillit u zbatua edhe matja e temperaturës, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Drejtuesi i kësaj fasonerie, Arjan Elezi u shpreh se po tregohet kujdes maksimal dhe po rrespektohen të gjitha masat që asnjë punonjës të mos rrezikohet të infektohet me COVID-19.

Punonjësit shprehen se vijojnë punën normalisht dhe ndihen të sigurt dhe të vlerësuar në fasonerinë ku ata punojnë.

Administratori i fasonerisë Fabio Attanasio deklaron se po zbatohen me rigorozitet të gjitha masat ndaj coronavirusit, një sëmundje që ka goditur ekonomikisht këtë sektor.

“Nuk kemi patur asnjë rast, pasi që në fillim kemi zbatuar te gjitha rregullat që janë vendosur nga Republika e Shqipërisë dhe Bashkimi Europian në mbrojtjen ndaj covid-19. Jemi shumë të vëmendshëm duke patur kujdesin maksimal në kujdesin për zbatimin e masave nga nisja e procesit të punës deri në perfundimin e tij. Në ndërmarrje jemi shumë të qetë, pasi problemin nuk e kemi këtu brenda, por pandemia mund të na vijë nga jashtë, nga ajo mund të kemi frikë. Nga ana ekonomike kemi patur dëm, pasi kemi mbuluar një korridor me dezinfektantë, maska e doreza, për të respektuar dhe distancen me 2 metra. Nëse më parë nga 55-60 punëtorë  prodhoheshin deri në 700 palë këpucë, sot me staf të reduktuar arrijmë të prodhojmë vetëm 300 palë. Por nuk kemi patur shkurtim stafi, kanë qenë rreth 70 persona që me dëshirën e tyre nuk janë paraqitur në punë nga frika e pandemisë. Sot janë 350 punonjës në punë. Para pandemisë ishin mbi 400 punonjës. Unë dua të punoj, stafi do të punojë, është një vendim i përbashkët për ta vazhduar punën dhe ne do të ecim përpara”-tha Fabio Attanasio.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts