Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku jep disa informacione të rëndësishme mbi tregtinë e qershisë në Europë.
Importuesit më të mëdhenj të qershisë në BE janë: Gjermania (45 mijë ton në vit), Austria (20 mijë ton), Britania e Madhe (rreth 15 mijë ton në vit), dhe Italia dhe Franca.
Rusia është tregu kryesor për qershitë në të gjithë rajonin. Vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare, Rusia importoi rreth 75 mijë ton qershi.
Në Itali, sipas vlerësimeve paraprake, ngrica do të zvogëlojë rendimentin e qershisë me 30-40%. Varieteteve të hershme u prekën veçanërisht.
Në Spanjë, prodhuesit e qershisë kanë shmangur humbjet e konsiderueshme të ngricave.
Greqia, eksporton deri në 20 mijë ton qershi në vit, dhe paraqitet pa humbje te konsiderueshme të qershise nga ngricat.
Turqia është prodhuesi më i madh i qershive në rajonin tonë, eksporton çdo vit deri në 80 mijë ton qershi të freskëta. Turqia nuk kishte asnjë problem me ngricat.
Serbia pritet te humbas deri në 30-40% të qershisë për shkak të ngricave të njëjta si Italia.
Solidarizohuni me bujqesine. Kujdes planet e marketingut referuar statistikave dhe zhvillimit te tregjeve botorere. Qershia edhe 3 jave fillon vjelje.
Qendra Alert/Alert.al