Shirat e shiut me intensitet të lartë këtë fillim viti kanë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryesisht Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut kanë raportuar për dëme ekonomike në tokat bujqësore si dhe shtëpitë e banorëve. Qindra e mijra banorë kanë mbetur me “sytë nga qielli” pasi pushteti qendror e ai vendor nuk po ndërhyn sa duhet. I tillë është edhe rasti i disa familjeve në fshatin Bozovcë në malësinë e Sharrit në Tetovë.
Dhjetra familje janë gjendur në vështirësi pasi gjatë këtyre ditëve janë raportuar rrëshqitje të dheut. Nga dëmet e shkaktuara dhe pasiguria, banorët janë detyruar të braktisin shtëpitë për t’u strehuar te familjarët. Kjo problematik sipas tyre janë të përsëritura dhe se përpjektjet për përmirësimin argjinaturave në mënyrë individuale pasi mbështetja nga shteti mungon.
“Premtime ka sa të duash. Deklarata plot, ama gjë të bëjnë në terren hiç. Vijnë këtu, i marrin votat. Ne rrimë. Bëjnë dallavere dhe ikin. Ne jemi në mëshirë të fatit. Askush nuk merr përgjegjësi apo të paktën të vijnë të na shohin. Asnjë nuk vjen në fshat megjithëse jemi në rrezik”- thotë një prej banorëve.
Në këto kushte, i vetmi që u ka ardhur në ndihmë menjëherë banorëve ka qenë filantropi Lazim Destani. Sapo ka mësuar lajmin pronari i Kompanisë Ecolog ka dërguar përfaqësuesit e tij bashkëpunëtorë për të mësuar më tepër mbi nevojat emergjente që këto familje kanë. Origjinën e familjes biznesmeni Lazim Destani e ka pikërisht nga ky fshat i Tetovës, ndaj përgjegjësia e tij ka qenë e dyfishtë.
Mësohet se Destani do të ofrojë gjithçka në ndihmesë të banorëve, që nga rikonstruktimi i rrugës e deri te riparimi i dëmeve në banesa. Kjo problematikë e vazhdueshme ka bërë që nga 160 familje që ka pasur ky fshat, të mbeten aktualisht rreth 30 të tilla. Shpopullimi i fshatit për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë po ndodh në mënyrë të shpejtë dhe ky fenomen do të përhapet edhe më tepër përsa kohë banorët janë pa mbështetje nga qeveria.
“Vendlindja e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit dhe Filantropit Lazim Destani nuk meriton të shembet nga dheu i zi për shumë arsye, sepse një ditë apo tjetër do të na dënojë historia” – shkruan Hesat Rushani në facebook, banor i fshatit.
Rasti i fshatit Bozovcë nuk është i vetmi që filantropi Lazim Destani i jep ndihmesë. Biznesmeni i njohur ka kontribuar në mbështetje direkte ndaj çdo familje në nevojë, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë e më gjerë. Ndaj shqiptatëve të Diasporës si dhe promovimit të vlerave kombëtare e mbarëkombëtare.
Qendra Alert/ Alert.al