Përvec ngarkesës me speca të kuq të nisur direkt ga Shqipëria dhe që u bllokua në Kroaci, një tjetër eksport është bllokuar nga ky shtet për përmbajtje të lartë pesticidesh. Madje, para, më 7 shtator është publikuar në faqen e RASFF, se një ngarkesë me speca të kuq me origjinë nga Shqipëria, u bllokuan në eksport, por të nisura nga Maqedonia e Veriut.

Konkretisht, është mësuar se, një tregtar nga Maqedonia e Veriut, sipas kontratave të tij me shqiptarët, ka marrë në Shqipëri një ngarkesë me speca të kuq për t’i bërë eksport drej një vendi të BE. Kamioni me speca “Made in Albania” është eksportuar nga Maqedonia drejt BE dhe në kufirin kroat është ndaluar për marrje mostre. Dhe, rezultati ka qenë pozitiv. Në ngarkesën me speca ka rezultuar prania e pesticidit (insekticid) Acetamiprid në limitin 0,23 mg/kg – ppm, shumë më e lartë se norma e lejuar.
Të dyja ngarkesat, e eksportuara nga Shqipëria dhe ajo nga Maqedonia e Veriut, mësohet se janë asgjësuar në Kroaci dhe nuk pritet të ketë kthim në vendin e origjinës.
Fati i keq i tregtarit maqedonas ngjan me atë të Kosovës, të cilit iu bllokuan në Slloveni një sasi kastraveci turshi me përmbajtje të Chlorpyrifos. Por, edhe tregtari nga Kosova, kastravecat i kishte importuar nga Shqipëria e më pas I ka përpunuar në Kosovë dhe eksportuar.


