Menu

Kroacia bllokon ngarkesën me speca të kuq nga Shqipëria, prani e lartë e pesticidit “Proquinazid”

Një ngarkesë me speca të kuq nga Shqipëria është bllokuar në Kroaci, pas ka rezultuar me pesticide të ndaluara. Siç njofton RASFF, autoritetet kufitare në Kroaci kanë analizuar mostra nga ngarkesa me speca të kuq e nisur nga Shqipëria dhe pas rezultatit të tyre, është gjetur se kishte prani të pesticidit Proquinazid në nivelin 0,050 mg/kg – ppm. Në faqen e RASFF thuhet se norma e lejueshme është n/a, pra që nuk duhet të ketë një preparate të tillë. Megjithatë, ky produkt është në listën e atyre që janë të regjistruara në faqen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me emrin tregtar “Talendo” dhe me vlefshmëri regjistrimi deri në fund të vitit 2028. Gjithësesi, norma e gjetur nga analizat paraqitet shumë e lartë.

Sipas një vlerësimi të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore të vitit 2026, thuhet: “Lidhur me vlerësimin e vetive të çrregullimit endokrin (ED), bazuar në informacionin e disponueshëm, mund të konkludohet se Proquinazid është një çrregullim endokrin tek njerëzit sipas pikës 3.6.5 të Shtojcës II të Rregullores (KE) nr. 1107/2009, siç është ndryshuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) 2018/605, duke çuar në një fushë kritike shqetësimi. Për organizmat jo të synuar, mund të konkludohet se substanca nuk i plotëson kriteret e ED, sipas pikës 3.8.2 të Shtojcës II të Rregullores (KE) nr. 1107/2009, siç është ndryshuar nga Rregullorja e Komisionit (BE) 2018/605.

Related Posts