Filantropi dhe biznesmeni I njohur nga tetova, Lazim Destani dhe kompania që drejtohet nga familja e tij, Ecolog International, vazhdojnë ritin e përvitshëm të ndihmave për familjet në nevojë, në prag të Festës së Bajramit. Nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, Z.Destani ka njoftuar se po vazhdon tradita e përvitshme, e ndarjes së kuponave me familjet në nevojë. Alert ka mësuar se, vlera për çdo familje që i jepen kupona është 10.000 dinarë maqedonas (rreth 160 euro), në fund të muajit të Ramnazanit dhe në prag të ditës së Bajramit.
„Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë. Ndihem mirë që, falë Zotit, me Ecolog-un po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale ndaj këtyre familjeve”, shkruan Z.Destani në profilet e tij.
Tradita e Z.Destani dhe Ecolog është e përvitshme. Në prag të Bajramit, familjeve në nevojë në Maqedoninë e Veriut iu dorësohen kupona me vlerë financiare, me të cilët ata mund të marrin ushqimet e domosdoshme në prag të Ditës së Bajramit, por edhe produkte higjene e sende të domosdoshme për një familje.
Më poshte, mund të gjeni linket e publikimeve të disa viteve të mëparshme për ndihmat e Ecolog dhe filantropit Destani.




