Menu

AKU bllokoi për analizë 19 ton fileto pule me Salmonella Typhimurium, AMG Food i hodhi në treg ose i futi në sallamet DIMAL? Prokuroria e Tatimet nisin hetimet

Filetot e pulës të ngrira të importuara nga Brazili e të infektuara me Salmonella Typhimurium të bllokuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u hodhën në treg fshëhurazi nga kompania AMG Food ose u përdoren në sallamet DIMAL, pjesë e të njëjtit grup biznesi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se “referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar  në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”. Ky ka qenë njoftimi zyrtar AKU. Por, si qëndron e vërteta e lëvizjes së produktit të kontaminuar?

Qendra ALERT ka mundur të mësojë se, më 11 mars, një ngarkesë e mbërritur nga Brazili, konkretisht një konteiner me 27 ton mish, rreth 19 prej të cilave fileto pule e ngrirë e të njëjtit lot, datë prodhimi e skadence, në pronësi të kompanisë AMG Food, është importuar në vendin tonë. Madje, ajo nuk ësht zhdoganuar as në Port Durrës, por ka kaluar “me transit”, për t’u zhdoganuar në Doganën e Tiranës. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi konteineri ka mbërritur në magazinat e kompanisë importuese, në bazë të planit të marrjes së mostrave, kanë marrë kampionë dhe e kanë derguar në ISUV për analizë. Dhe mw 21 mars, kur në AKU ka mbërritur përgjigjia e ISUV, e cila e konsideronte fileton e pulës me Salmonella Typhimurium, inspektorët kanë shkuar sërish në magazinat e AMGF Food. Por, janë hasur me një situatë që nuk ndodh shpesh. Sipas legjislacionit shqiptar të sigurisë ushqimore, kur në një ngarkesë/sasi produkti merren mostra për analizë, ajo sasi duhet të qëndrojë e bllokuar dhe e paprekur deri në daljen e analizës. Ka ndodhur e kundërta. Inspektrët e AKU kanë konstatuar se sasia prej afro 19 tonësh mish ishte hequr thuajse gjysma osë më shumë se gjysma. Kjo ka bërë që inspektorët e AKU të nisin “hetimin” dhe ndjekjen e gjurmueshmërisë së filetor së punës, të infektuar me bakterin Salmonella Typhimurium, mjaft i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

Drejtuesit e kompanisë iu kanë thënë inspektorëve të AKU që fileton me salmonelë e kishin dërguar në fabrikën e Sallameve DIMAL, edhe kjo kompani pjesë e të njëjtit grup biznesi. Ndërkohë që kanë nisur ndjekjen e gjurmueshmërisë, AKU ka njoftuar dhe Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimin dhe procedimet penale, si dhe Hetimin Tatimor ndaj AMG Fodd. E para se, produkti nuk duhet të ishte lëvizur deri në daljen e rezultatit të analizave dhe e dyta, për faktin se gjatë verifikimit në DIMAL, nuk janë gjetur ambalazhe që mbanin të dhënat që kishte sasia e kontaminuar, që do të thotë se, mund të jetë futur në përpunim për sallame dhe amgalazhet janë hedhur, ose se fileto e pulës ka dalë në treg, ndërkohë që faturat fiskale të lëshuara nga AMG Food për subjektin DIMAL Inc janë fictive, vetëm për të mashtruar AKU, ndërkohë që filetot mund të jenë në supërmarketet apo dyqanet ku tregtohen masivisht produkte pule etj.

Ndërkohë që prokuroria dhe Hetimi Tatimor kanë nisur hetimet nga AMG Food, inspektorët e AKU po ndjekin të gjitha lëvizjet e mundshme të sasisë së filetos. Madje, ALERT ka mësuar se, e gjithë sasia e mishit, të të gjitha llojeve që gjendet në magazinat e AMG Food është bllokuar, janë marrë kampionë dhe dërguar në laboratorët e ISUV për analiza.

Shumë lloje salmonele që rezultojnë në produkte pule apo derri, në 70 gradë përpunimi zhduken. Pra, nëse përdoren për industry, nuk përbëjnë problem. Por, Salmonella Typhimurium eliminohet me zierje në 75 gradë e sipër. Ky bakter shkatërrohet kur ushqimi arrin një temperaturë të brendshme prej të paktën 75°C për disa minuta. Por, duhet te sigurohet mirë mishi  të jetë gatuar plotësisht për të parandaluar infeksionin.

Ndërkohë, nëse përdoret për sallame, përbën problem po kaq serioz për konsumatorët. Sallamet piqen në 7- apo në 72 gradë dhe jo në 75 gradë për minimum 3 minuta, që ky bakter të zhduket.

Salmonella Typhimurium është bakter shumë pathogen dhe nuk lejohet as në produktet be mishit për përpunim, pasi është salmonelë e serotipizuar e për pasojë ka risk shumë të lartë.

Në këto kushte, filetot në fjalë të AMG Food, ose do na cënojnë seriozisht nëse gjenden në markete ku shiten si të freskëta, ose edhe në janë përdorur në sallamet Dimal.

©Qendra ALERT

Related Posts