Menu

Fondet e IPARD, Filip Gjoka: S’përfitojnë kompanitë serioze, por servilët e partisë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka ka folur për grandet në bujqësi dhe problemet që hasin kompanitë dhe fermerët në vendin tonë. Gjoka tha se fatkeqësisht në vendin tonë mbështetja e qeverisë ndaj këtij sektori është qesharak dhe se kompanitë serioze nuk arrijnë dot të përfitojnë nga fondet e IPARD.

“Ka patur raste që prodhimet tona që ishin për eksport për në Maqedoni, duke qëndruar në frigorifer kanë krijuar probleme, ndonjëherë edhe me qëllim. Por nëse krijohen lehtësi, për dy vendet është shumë mirë. Ndërsa përsa i përket heqjes së akcizës së naftës, urojmë të jenë të vërteta, pasi premtimet në fushata elektorale janë të mëdha. Bujqësia jonë ka shumë nevojë për t’i dhënë sa më shumë lehtësi dhe për ta afruar me Kosovën dhe Maqedoninë. Neni 31, eksportuesi ka një peshë të madhe punësimi në zonat rurale, ndërsa fondet e lancuara nga qeveria në 2019 kanë qenë qesharake përsa i përket investimeve në agropërpunim. Nuk arrijnë dot kompanitë serioze të marrin këto investime sepse ose duhet të jesh servil, ose mik deputeti apo ministri. Unë punoj, grumbulloj, eksportoj prej 29 vitesh dhe kur vjen puna nuk jemi të barabartë, pasi asnjë nuk mund të marrë fonde pa dhënë para”-deklaroi Filip Gjoka.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts