Mbrojtësi qendror i Manchester City, Aymerick Laporte, po luan në “Euro 2020” me fanellën e Spanjës. Ai lindi më 27 maj 1994 në Agen, Francë. E tija ishte një nga çështjet më të përfolura në prag të Europianit, duke pasur parasysh pasaportën e dyfishtë që e bëri atë të kualifikueshëm për dy kombëtare: Francën dhe “Furitë e Kuqe”.
Megjiëse lindi në vendin transalpin, qysh 16 vjeç u rekrutua nga Athletic Bilbao, ku kaloi përmes sektorit të të rinjve deri në ekipin e parë. Te baskët qëndroi deri në verën e vitit 2018, para se të transferohet te Manchester City.
Militantizmi i gjatë në tokën Iberike i dha atij, logjikisht, shtetësinë spanjolle, pavarësisht se paralelisht ka përfunduar të gjithë procesin e ekipeve kombëtare të të rinjve francezë. Edhe telefonatat e para për ekipin kombëtar të të rriturve transalpinë nuk munguan, por debutimi i shumëpritur nuk do të ndodhte kurrë.
Për të monitoruar situatën dhe, mbi të gjitha, duke e nuhatur rastin, mendon trajneri Luis Enrique, i cili nis kontaktet me të nga afër: “Unë kam qenë në kontakt me ekipin kombëtar spanjoll për shumë vite. Luis Enrique më shpjegoi se ekzistonte një afinitet midis stilit tim të lojës dhe idesë së tij të futbollit. Meqë kisha shtetësi spanjolle, ai do të më thirrte.
Nuk ishte një vendim i lehtë. Familja ime jeton ende në Francë dhe unë kam luajtur atje që kur isha shumë i re. Kam qenë në Spanjë për tetë vite. Ata mund të thonë çfarë të duan, jam këtu dhe i lumtur”.
Futbollisti i lindur në vitin 1994 gjithashtu u përpoq të kontaktojë trajnerin francez, Didier Deschamps, për të komunikuar drejtpërdrejt mundësinë e përfaqësimit të një vendi tjetër, pa marrë asnjë lloj përgjigjeje: “Unë i dërgova një mesazh Deschamps dhe nuk mora përgjigje… Ndoshta ndryshoi numrin, mori një celular të ri. Ndoshta, por unë i shkrova në të njëjtin numër, prej nga më telefonoi më parë”.


