Menu

Gazetari Agim Blloshmi: Dëmet e parikuperueshme të HEC-eve në mjedis, bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agim Blloshmi, gazetar në Librazhd dhe një ndër fitueset për gazetarinë më të mirë mjedisore, me “Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanic në kthetrat e HEC-eve” ka folur për problemet e parikuperueshme që shkaktojnë në mjedis HEC-et dhe bombardimi i Librazhdit nga këto ndërtime.

“Prej 2013 kam ndjekur problemet e florës dhe faunës në Librazhd. Është një nga zonat më të rëndësishme. Parku kombëtar Shebenik-Jabllanic është një nga zonat më të bukura dhe parku i dytë më i madh kombëtar rreth 30 mijë hektarë. Në fokus kanë qenë edhe disa zona të mbrojtura të kategorisë së katërt. Problem shqetësues janë demtimet nga HEC-et. Kam ndjekur të gjithë problematikën, Librazhdi është një nga zonat më të bombarduara nga HEC-et, ku ndërtohet në çdo përrua, në çdo mal. Ku shikohet një lumë ndërtohet HEC-e. Në Librazhd deri në 2013 ka patur rreth 75 projekte për HEC-e. Pas 2013, projektet e planifikuara e kalojnë shifrën 100. Jam përqendruar kryesisht në Shebenik-Jabllanic, Sopot, Stravaj, Prrenjas, pasi janë zona ku janë ndërtuar HEC-e. Pas viteve 2017-2019 ka hapa gjigande për ndërtimin e HEC-eve.  Projekti ynë u transmetua në disa kanale, media në të cilën punoj ka hapësirë për trajtimin e problemeve mjedisore.  Kam që në 2013 që kam ndjekur protestat e banorëve, të cilët janë burgosur vetëm se kanë kërkuar ujin e pijshëm. Edhe në kohë pandemie ka filluar sërish ndërtimi i HEC-eve. Kemi disa Konventa të ratifikuara, por nuk zbatohen. Problem mbetet mosrespektimi i Konventave e mospjesëmarrja dhe mospyetja e publikut. Kyi fundit është ai që proteston, por në fund nuk fiton asgjë. Fituesit e projekteve të HEC-eve shumë herë ushtrojnë edhe presion mbi banorët që mbrojnë mjedisin. Biznesmenët kanë mbrojtjen dhe mbështetjen politike”-deklaroi Agim Blloshmi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts