Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm, Politikat Veterinare dhe Siguria Ushqimore, MBZHR i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se janë rreth 7 vatra të gripit të shpendëve të cilat janë menaxhuar.
Mici: Kemi patur edhe një vatër tjetër në Gjirokastër të gripit të shpendëve që edhe ajo është menaxhuar.
Pra po flasim për afërsisht 7 vatra të cilat janë menaxhuar.
Roli i Ministrisë gjatë shpërthimit të një gripi shpendësh është shumë i rëndësishëm.
E para është pjesa e Ministrisë së Bujqësisë, e dyta pjesa e shëndetit dhe politikat ekonomike.
I gjithë kombinimi i këtyre faktorëve i shpejtë dhe në kohë bën që situata të menaxhohet mirë.emisioni plotë :https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q


