Menu

Pedagog në UBT

MRV pushton Shqipërinë/ Mersini: Është nisur hetim për fermerët se ku i kanë blerë kafshët

Kujtim Mersini, Epidemiolog Veterinar, Pedagog në UBT në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë.

Mersini: Kishte një hetim për fermerë të cilët kanë blerë kafshë dhe nuk kanë treguar se ku i kanë blerë, një pjesë e tyre treguan vetëm gjysmë e të vërtetës se ku i kanë blerë. Fermerët kanë tentuar ta fshihnin pa ditur se çfarë rreziqesh ka kjo sëmundje.

Hetimet janë çuar në Prokurori dhe ajo do të ndjekë hetimet për të parë nga kanë ardhur kafshët. Të gjithë fermerët duhet ta tregojnë historikun se ku i kanë marrë kafshët. https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8

MRV pushton Shqipërinë/ Resuli: Vatrat e përhapjes kanë qenë pazaret e kafshëve

Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se virusi MVR është përhapur në vatrat e pazareve të kafshëve. 

Resuli: Rezultatet në vijimësi do të duken edhe nga numri i vatrave, edhe nga problematika dhe trendi që do të ecë. Fatmirësisht në të gjithë vatrat kemi kafshë të blera, jo nga tufa. Festa e Bajramit ka ndikur, pasi blegtorët kanë shkëmbyer kafshë dhe janë përhapur shumë vatra, çka tregon se pazaret kanë qenë vatrat e shpërndarjes së infeksionit. Kjo është një situatë që duhet të mbyllet deri në gusht sepse është një virus që nuk mbijeton në temperatura të larta.https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Jaupllari: Murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri, janë marrë masat paraprake

Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se murtaja e reminantëve të vegjël është evidentuar në Shqipëri.

Jaupllari: Tashmë jemi në kushtet kur murtaja e ruminantëve të vegjël është evidentuar qartë në Shqipëri.

Dhe e konfirmuar edhe me analiza laboratorike.

Menjëherë pas konfirmimit të parë të rastit të parë në Postribë të Shkodrës është ngritur qendra e krizës në ministrinë e Bujqësisë.

Qendrën Kombëtare të Krizës për këtë sëmundje po e drejtoj unë.

Masat paraprake janë marrë menjëherë dhe është vazhduar me kqyrjen epidemiologjike.

Janë eliminuar kafshët të cilat përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjes.https://www.youtube.com/watch?v=q17GWgWSjB8

MRV 'pushton' Shqipërinë/ Petani: Kemi ngritur qendrën rajonale të krizës, janë njoftuar bashkitë e policia

Përgjegjëse, Sektori i Mirëqënies së Kafshëve, AKVMB, Kristiana Petani e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se është ngritur qendra rajonale e krizës. 

Petani: Neve kemi ngritur qendrën rajonale të krizës e cila është në përbërjen e saj nga të gjithë veterinerët, nga të gjithë drejtorët e veterinarisë po ashtu edhe nga përfaqësues nga AKU.

Janë njoftuar të gjitha strukturat, bashkitë, policia e shtetit për të na ardhur në ndihmesë sidomos tek akset rrugore të cilat janë pak më problematike për qarkullimin e kafshëve.

Duke qenë se Ministria ka dalë me një urdhër për pjesën e ndalimit të lëvizjes së kafshëve, qoftë në kullota qoftë në tregje atëherë veterinerët, grupet e kontrollit kanë dalë si në akset rrugore po ashtu janë duke kontrolluar zonat që janë vatra të prekura.

Po ashtu janë edhe duke u mobilizuar për të kontrolluar të gjithë fermat në të gjithë Shqipërinë.

Alert-Blegtoria në rrezik, MRV pushton Shqipërinë (13 Qeshor 2025)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në Rajon / Mici: Masa Parandaluese në kufi për Sigurinë Ushqimore

Në emisionin “Alert” në Ora News, moderuar nga Granit Sokolaj, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, deklaroi se Shqipëria ka marrë masa parandaluese për të mbrojtur fermat nga Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila është konfirmuar në Greqi dhe Rumani.

Sëmundja prek rëndë prodhimin e qumështit dhe mishit, por nuk transmetohet te njerëzit.

Sipas Micit, është kërkuar ndalimi i lëvizjes së kafshëve dhe produkteve të rrezikuara nga vendet e prekura, si dhe forcimi i kontrolleve veterinare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ai theksoi se PPR prek delet dhe dhitë, por nuk përbën rrezik për njerëzit.

Autoritetet veterinare dhe AKU po monitorojnë situatën, duke garantuar që tregu vendas dhe importet të jenë të sigurta dhe të mbrojtura nga rreziku i përhapjes së sëmundjes.

Gripi i Shpendëve/ Mersini: Shkeljet e Biosigurisë Kthehen në Fatkeqësi, Duhen Masa dhe Ndërgjegjësim

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, epidemiologu veterinar dhe pedagogu në UBT, Kujtim Mersini, diskutoi mbi rëndësinë e biosigurisë në fermat bujqësore dhe menaxhimin e krizave shëndetësore.

Mersini theksoi se shkeljet e biosigurisë, edhe ato të voglat, mund të kthehen në fatkeqësi, siç ka ndodhur edhe në vende me standarde të larta si Gjermania. Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore bie mbi sipërmarrësit, të cilët duhet të investojnë në masa mbrojtëse,duhen ngritur gjithahstu  grupe monitorimi dhe hetime epidemiologjike për të kuptuar burimin e infeksioneve.

Sipas tij, çdo përmirësim është i nevojshëm dhe menaxhimi i krizave duhet të shërbejë si mësim për të forcuar protokollet e biosigurisë në të ardhmen.emisioni plote:https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Gripi i Shpendëve /Xhepa, MBZHR: Pagesa për Orët Shtesë dhe Mbështetje Logjistike për Veterinerët në Terren

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Matilda Xhepa, Drejtore e Politikave Veterinare në MBZHR, deklaroi se janë miratuar fondet për orët shtesë të veterinerëve të angazhuar në terren, si dhe mbështetja logjistike për ta.

Xhepa sqaroi se orët shtesë janë miratuar nga Ministria e Financave, duke përfshirë stafin veterinar të AKVMB-së në rajone dhe atë të ministrisë. Po ashtu, janë marrë masa për mbulimin e shpenzimeve të karburantit për veterinerët që përdorin mjetet e tyre personale. Në buxhetin e shtetit për këtë vit është parashikuar edhe blerja e automjeteve për disa drejtoritë rajonale, për të lehtësuar punën në terren.

Ndërkohë, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, bëri me dije se ministria ka parashikuar edhe një skemë kredie me interesa të ulëta për veterinerët, ku një pjesë e interesave do të kompensohet nga shteti. Kjo masë synon të sigurojë qëndrueshmërinë e profesionistëve në vend dhe frenimin e largimit të tyre nga sektori.emisioni plote : https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Gripi i Shpendëve /Mici: Zbatimi i Rregulloreve Evropiane dhe Forcimi i Biosigurisë, Prioritet

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, deklaroi se situata e gripit të shpendëve është nën kontroll dhe masat janë marrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Mici sqaroi se produktet nuk kanë dalë dhe nuk do të lejohen të dalin në treg, ndërsa kafshët e prekura janë ekzekutuar sipas rregulloreve europiane dhe protokolleve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH – OIE).

Ai theksoi rëndësinë e masave të biosigurisë, duke bërë thirrje që të gjitha stabilimentet të rrisin vigjilencën për të parandaluar përhapjen e virusit. Mici vuri në dukje se gripi i shpendëve është aerogjen dhe përhapet nëpërmjet ajrit, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë, por zbatimi rigoroz i masave mbrojtëse mbetet një detyrim ligjor për të gjithë operatorët e biznesit.

Ai gjithashtu sqaroi se në rastet e shpërthimeve, zonat e karantinuara në rreze 3 dhe 10 km duhet të respektojnë masat shtesë të sigurisë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Gripi i Shpendëve /Allaraj, AKU: Produktet e Prekura Eliminohen, Vijon Monitorimi në Terren

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Yllka Allaraj, Inspektore e Ushqimit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), u shpreh se situata e gripit të shpendëve po menaxhohet me masa të menjëhershme në terren.

Ajo theksoi se AKU është përgjegjëse për sigurinë e produkteve të vezëve, duke garantuar se të gjitha produktet e bllokuara do të eliminohen. Ndërkohë, për eliminimin e karkasave të shpendëve është përgjegjës Autoriteti Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Inspektorët e AKU janë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit, duke monitoruar operatorët e biznesit ushqimor që tregtojnë vezë dhe stabilimentet e mbarështimit të shpendëve. Allaraj sqaroi se kontrollet po zhvillohen edhe gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Autoritetin Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

Duke folur për rrezikun e mundshëm për shëndetin publik, ajo siguroi se nuk ka asnjë studim që tregon se produktet e prekura nga influenca aviare përbëjnë rrezik për konsumatorin. Për këtë arsye, qytetarët nuk duhet të bien pre e panikut, pasi situata është nën kontroll.

Masa të menjëhershme u morën që në datën 3 mars, kur u diagnostikua rasti i influencës aviare në një stabiliment mbarështimi shpendësh. AKU, në koordinim me Autoritetin Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka ndërhyrë menjëherë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të siguruar që produktet e rrezikuara të mos dalin në treg.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Shpërthimi i Gripit të Shpendëve /Mersini:Fatkeqësi Natyrore, Kërkohet Mbështetje për Veterinerët

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, epidemiologu veterinar dhe pedagogu në UBT, Kujtim Mersini, diskutoi mbi shpërthimin e gripit të shpendëve në Shqipëri. Ai theksoi se kjo situatë përbën një fatkeqësi natyrore që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë kombëtare, duke prekur buxhetin e çdo familjeje. Mersini bëri thirrje për mbështetje ndaj veterinerëve, duke nënvizuar rëndësinë e planeve kontingjente dhe përfshirjen e ministrive të ndryshme për të siguruar shërbime veterinare në çdo cep të vendi,emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE