Menu

Ilir Bushati nga ISHMT: Lodrat e rrezikshme për fëmijë, çfarë duhet të dijnë prindërit

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ilir Bushati, inspektor në sektorit kimik të ISHMT ka folur për inspektimet në terren për lodrat për fëmijë dhe produktet elektrike për zbukurime, që paraqesin rrezikshmëri.

“Në momentin që flasim, inspektimet për lodrat dhe produktet elektrike për zbukurime janë intensifikuar me ardhjen e festave. Kemi një plan inspektimi vjetor, por kur afrohen festat inspektimet janë të shumëfishta, ndikuar edhe nga ankesat nga monitorimet në tregje, kemi një përmirësim të situatës jo vetëm në sajë të inspektimeve por edhe ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomik. Jemi një Inspektoriat i ri, kemi 4 vite që funksionojmë në fushën e inpektimeve. Ka qenë e vështirë për ne pasi edhe informacioni pothuajse nuk ekzistonte, por sot kemi më shumë ndërgjegjësim të operatorëve ekonomik, për sigurinë e lodrave dhe cilësinë e tyre. Kemi marrë masa ndaj operatorëve abuzues, bllokim të mallrave që nuk kanë qenë në prëputhje me legjislacionin në fuqi dhe nga sistemi Rapex, veprojmë sipas tyre dhe ku gjejmë produkt të tillë bëjmë bllokimin dhe shkatërrimin e tij. Që një lodër të përmbush standardet duhet të jetë CE, duhet parë mosha e fëmijës për dhuratën. Mosha përcakton edhe kufizimet që fëmija nuk mund të luajë me lodrën. Nëse lodra është për një fëmijë 0-2 vjeç nuk mund të përdoret nga një fëmijë në një moshë më të madhe. Nëse fëmija është mbi 3 vjeç ka fuqinë fizike që nga lodra të shkëpusë pjesë dhe ta gëlltisë duke rrezikuar mbytjen. Janë kërkesa të sigurisë që prindi duhet të shohë të lodra: Paketimi, markimi CE dhe mosha. Gjithashtu duhet të lexojë edhe instruksionet e përdorimit të lodrës. Nga lodrat kemi dy lloj rreziqesh, fiziko-mekanike si psh. tek makinat që kanë pjesë të mprehta, kurse kimike tek ato që janë me plastikë, si kukulla të cilat mbartin ftalate që janë të rrezikshme për shëndetin e femijëve”-deklaroi Ilir Bushati.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed