Menu

Kakao, ligje të pamjaftueshme dhe gjurmueshmëri e dobët

Edhe pse problemi është më pak i perceptuar se ai i vajit të palmave ose ai i sojit, prodhimi i kakaos është shkatërrues në vende të tëra, veçanërisht në Afrikë dhe sistemi i gjurmueshmërisë së zinxhirit të furnizimit është larg optimales. Alarmi i fundit vjen nga Trase Earth, një shoqatë e dedikuar për këto aspekte, e cila sapo ka nxjerrë të dhënat e fundit alarmuese në Bregun e Fildishtë: Të mbjellat kanë rënë, 1/4 e të korrave ishin në zona të mbrojtura teorikisht, duke konfirmuar faktin se mbrojtja, shumë shpesh është vetëm në letër. Por përgjegjësia, shkruan Confectionery Neës është gjithashtu nga vendet që importojnë kakao: 2/3 e prodhimit shkojnë në Evropë dhe Britaninë e Madhe dhe kjo pavarësisht angazhimeve të Bashkimit Evropian dhe certifikimit të Iniciativës Kakao & Pyll, një marrëveshje ndërkombëtare të cilës i përmbahen të gjithë prodhuesit më të mëdhenj në botë, sipas së cilës 70% e kakaos së përdorur vjen nga zinxhirët e certifikuar dhe të qëndrueshëm të furnizimit.

Në rastin e Bregut të Fildishtë, pjesa e kakaos së gjurmuar që do t’u jepej atyre që aderonin do të ishte 72%. Por, me sa duket, diçka nuk shkon, pjesa e kakaos e destinuar për eksport nuk arrihet të kontrollohet. Sipas autorëve të studimit, kërkuesit nga Universiteti i Leuvenit, lidhja e dobët janë ndërmjetësit midis prodhuesve dhe blerësve përfundimtarë: Atje gjurmueshmëria humbet dhe shesin kakao të përftuar nga plantacionet e paqëndrueshme. Prandaj është urgjente të bëhet shumë më tepër, përfundojnë ata dhe përgjegjësia është e të gjithëve, që nga prodhuesit afrikanë e deri te konsumatorët perëndimorë, nëpërmjet ndërmjetësve dhe kompanive që bëjnë produkte me çokollatë dhe legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts