Në më pak se një muaj, 4 raste problematikash në ushqime të ndryshme apo ushqime për kafshë me origjinë nga Shqipëria, janë zbuluar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Nga copa qelqi në karkalecë deri, deri te substanca e ndaluar “chlorpyrifos” në domate, e deri te pesticidet mbi normat në speca dhe substanca të ndaluara në zorrët e kafshëve të eksportuara nga vendi jonë.
Të gjitha produktet janë “Made in Albania”, ndërsa shtetet ku është konstatuar problemi apo ka ardhur njoftimi në portalin e konsumatorit të Komisionit Europian.
Më 6 dhjetor 2021, në poralin në fjalë është publikuar njoftimi për probleme të konstatuara më Suedi, nga karkalecat e detit të eksportuar nga Shqipëria. “Fragmente (copa) qelqi në karkaleca të qëruara nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e RASFF, i cili problemin e ka konsideruar serioz.Vendi njoftues është Suedia.
Më 1 dhjetor, nga Kroacia është lëshuar alarmi për ngarkesë mbi normat të substancës Nitrofuran (metabolit) nitrofurazone në zorrët e kafshëve me origjinë nga Shqipëria. Vendi ku janë dërguar është Austria, ndërsa rezultatet e analizave kanë bërë që të lëshoet alarmi edhe për Shqipërinë dhe rreziku është konsideruar serioz.
Më 30 nëntor, autoritete kroate kanë njoftuar se speca të freskët, të kuq, kanë rezultuar me ngarkesë pesticidesh mbi nivelin e lejuar. Vendi ku do të dërgohj ngarkesa për treg ishte Kroacia dhe autoritetet doganore e kanë mbajtur të bllokuar, deri në rezultatet e analizave nga ana e tyre. Mostra është marrë më 22 nëntor dhe më 30 nëntor është publikuar në portatlin e konsumatorit, RASFF. Pesticidi i gjetur mbi normën e lejuar është Formetanate, ndërkohë që nuk ka risk për konsumatorin e Kroacisë, pasi ngarkesa me perime shqiptare është kthyer mbrapsht.
Ndërkaq, më 19 nëntor 2021, në portalin e RASFF është publikuar një tjetër problematikë me perime shqiptare. Konkretisht, me domate nga Shqipëria, të destinuara për tregun e Rumanisë. Autoritetet kanë konfirmuar se, nga analizat pasi produktet janë futur në treg, domatet kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të pesticidit Chlorpyrifos.
©Qendra ALERT – Alert.al


