Menu

Sondazhi – Ja cilat janë 16 kompanitë apo produktet më të preferuara të shqiptarëve, nga marketet, produktet e mishit, qumështit, deri te kompanitë celulare, bankat e karburantet

Sondazhi i organizuar nga Qendra ALERT në faqen e saj Alert.al ka nxjerrë kompanitë më të preferuara e deri te ato më pak të pëlqyera të shqiptarëve. Gjatë gjithë muajit janar 2021, sondazhi ka qëndruar i publikuar për 16 kompanitë që na ofrojnë ushqimet e shportës, ato më të përdorura apo shërbime të ndryshme. Nga kompanitë e distribucionit, te ato të prodhimit e tregtimit të produkteve të ndryshme, rrjetet e supërmarketeve, bankat, kompanitë e telefonisë, industria e sigurimeve dhe ajo e hidrokarbureve, si dhe shumë të tjera, ishin pjesë e sondazhit që përfundoi më 31 janar 2022. Sondazhi ishte programuar që nga një kompani të votohej vetëm një herë.

Në rubrikën e rrjetit më të mirë të supermarketeve, votat më të shumta i ka marrë CONAD Albania, i ndjekur më pas nga SPAR dhe BIG Market e tjerat me radhë. (Tabela)

Shqiptarët kanë votuar si kompaninë më të preferuar të përpunimit të mishit EHW-në, e cila ka marrë numrin më të madh të votave, ndërsa më pak e votuara rezultoi Arilta. (Tabela)

Në rubrikën “Qumësht”, Erzeni rezultoi më e votuara, e ndjekur më pas nga Lufra, Gjirofarm dhe Zepa Natyral. (Tabela)

Si uji më i preferuar u votua Lajthiza, pas tij QafShtama, të ndjekura nga Dukat, Tepelena e tjerat me radhë. (Tabela)

Në rubrikën e kompanive “Rrjeti më i mirë i prodhimit/importimit të pijeve freskuese, energjike dhe produkteve tjera ushqimore”, votat më të shumta i mori Coca Cola. Në vend të dytë u rendit Agna Group dhe e treta, Teuta Company. (Tabela)

Në sondazh nuk mund të linim pa përfshirë dhë kompanitë shqiptare të prodhimit të verës, si produktet gjithnjë në rritje, por që ka nevojë dhe për marketim. Votat më të shumta i mori Kantina Kallmeti, e ndjekur më pas nga Kancina Çobo. Pas tyre u renditen Skënderbeu, Nurellari, Arbëri etj… (Tabela)

Kur flasim e mendojmë për ushqimin e përditshëm, mendja na shkon te buka. Si rrjedhojë, ndër kategoritë për votim ishin dhe 5 kompanitë më të mëdha shqiptare të importit të grurit dhe përpunimit të miellit. Më e votuara ka rezultuar Fabrika e Miellit Atlas. Pas saj vijnë Miell Tirana, Diamond, Prima dhe në fund, Nela. (Tabela)

Në rubrikën “Kompania më e mirë e prodhimit të vezëve”, e preferuara e shqiptarëve ka rezultuar Veza BEATA. Në vend të dytë Rea’s, e ndjekur nga Aiba dhe tjerat me radhë, sipas tabelës së mëposhtme.

Driza është renditur e para në kategorinë e rritjes së shpendëve për mish, ndërsa në vend të dytë Chicken Fam dhe e treta, Pula Tik Tik. (Tabela)

Kompania më e votuar për kafe dhe çajra rezultoi Lavazza, e ndjekur nga Pascucci dhe Ama Caffe. (Tabela)

Ndër rubrikat e sondazhit ishin dhe kompanitë e prodhimit të vajit të ullirit. Më e votuara rezultoi “Musai”, e dyta Borshi dhe e treta Tre Miqtë (Ndroqi).

Industria e sigurimeve do të ishte pjesë e sondazhit, si një kolonë e fuqishme në ekonominë e vendit, por edhe që përdoret çdo ditë nga shqiptarët. Për shkak të natyrës së kësaj industrie, pyetësori ishte i ndarë në dy kategori, kompanitë e sigurimit Jo-Jetë dhe ato Jetë.

Në rubrikën e sigurimeve jojetë, shqiptarët kanë votuar si kompaninë më të mirë Sigal Uniqa. Në vend të dytë u rendit sipas votave, Atlantik dhe e treta Albsig.

Kompania më e votuar e sigurimeve Jetë rezultoi Sigal Uniqa Life, e ndjekur nga Albsig Jetë. Në vend të tretë ka rezultuar Insig Jetë dhe e katërta, Sicred. (Tabelat)

Telekomunikacioni do të zinte një vend të rëndësishëm. Shqiptarët janë të dashuruar pas telefonisë së lëvizshme, interentetit, të shkruarit e folurit në telefon. Dhe pikërisht për këtë arsye, në sondazh u përfshinë dhe tri kompanitë e telefonisë celulare. Vendin e parë si kompania më e mirë e mori One Communications. Në vend të dytë Vodafone dhe në të tretin, Albtelekom. (Tabela)

Banka më e votuar nga shqiptarët a rezultuar BKT, e ndjekur nga Raiffeisen Bank dhe në vend të tretë u rendit Credins Bank. Më pas, OTP Bank, Intesa, Tirana Bank dhe tjerat me radhë. (Tabelat)

Na kategorinë e kompanive të tregtimit të karburanteve, vendin e parë e zuri Kastrati, e ndjekur nga Gega Oil. Më pas, vijnë EiDA, Alpet dhe Bolv Oil. Vota kanë marrë dhe kompanitë tjera, sipas tabelës.

Numri më i vogël i votave në një prej rubrikave ka qenë 1931 dhe maksimumi 3661 vota.

Këtu mund të gjeni dhe sondazhin e mbyllur, pra pas votimit.

Qendra ALERT – Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed