Menu

Krijuesi i ChatGPT pranon ndikimin e Inteligjencës Artificiale në ekonomi, përmes zëvendësimit të vendeve të punës

Sam Altman CEO i OpenAI, kompania që ka krijuar ChatGPT, dëshmoi përpara një komiteti të Senatit rreth mundësive dhe grackave që mund të sjellë kjo teknologji.

Pas ChatGPT, për çështje muajsh disa modele të Inteligjencës artificiale iu bashkuan tregut. Dhe sipas Altman, tashmë duhet krijuar një agjenci e re që të licencojë të gjitha kompanitë e Inteligjencës Artificiale.

ChatGPT dhe programe të ngjashme më të mund të gjenerojnë përgjigje të ngjashme me ato të njerëzve kur u bëhen pyetje. Por me raste këto përgjigje mund të jenë të pasakta.

Altman nuk ka ngurruar që të adresojë pyetje etike që mund të ngrihen nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe ka kërkuar më shumë rregullim të tregut. Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë po aq e rëndësishme sa shtypi i shkruar në fillesat e tij, por i pranoi rreziqet potenciale që mund të vinë me të. Ai gjithashtu pranoi ndikimin që mund të ketë AI në ekonomi, duke përfshirë gjasat që teknologjia e AI mund të zëvendësojë disa vende pune, duke çuar në pushime nga puna në fusha të caktuara.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts