Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë i ka rënë një pemë dhe kjo e fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë mjetin.
Aksidenti mësohet se ndodhi në një stacion autobusi, ku vajza ishte duke kaluar. Ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital. Aksidenti në zonën e Porcelanit.
Vajza ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme.
Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar për pasojë ka plagosur një këmbësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


