Menu

Mali i Zi zbulon skandalin, konfirmohet hulumtimi i Qendra ALERT: AUV, Ministria e Bujqësisë dhe importuesit po “vr*sin” konsumatorët e Kosovës me mishin e Brazilit. Preket dhe Shqipëria

Bllokimi i një dite më parë në Mal të Zi, i tre konteinerve (81 ton) me mish nga Brazili që i kishte kaluar afati i përdorimit, pra i skaduar, tregon qartë situatën e sigurisë ushqimore në Kosovë, e cila prek direkt dhe Shqipërinë nga importet prej vendit fqinj.

Njëherësh, ky lajm konfirmon dhe hulumtimin e Qendrës ALERT dhe Emisionit ALERT, që kanë denoncuar për disa kohë rresht, që qytetarët e Kosovës po ushqehen me mish Brazili që vjen nga stabilimente të pamiratuara nga BE, të pa kontrolluara, gjë që është konfirmuar dhe nga vetë AUV në komunikimet zyrtare që kemi pasur.

Por, çfarë ndodhi një ditë më parë? Sipas Radiotelevizionit të Malit të Zi, dogana ndaloi dërgesën me mish viçi nga Brazili me afat të skaduar dhe që duhej të mbërrinte në Kosovë. Sipas medias malazeze, Administrata Doganore pengoi tranzitin e mëtejshëm të tre kontejnerëve me mish viçi të ngrirë nga Brazili, të destinuar për tregun e Kosovës, pasi u përcaktua se deklaratat origjinale me data të skaduara përdorimi ishin hequr nga paketimi dhe ishin vendosur deklarata të reja, të falsifikuara me data të ndryshuara. Administrata Doganore, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara të kontrollit të mallrave në Zyrën Doganore të Portit të Tivarit, pengoi tranzitin e mëtejshëm të tre kontejnerëve me mish viçi të ngrirë me origjinë nga Brazili, të cilët ishin të destinuar për tregun e Kosovës.

“Në fakt, u vërtetua se tre kontejnerët në fjalë, të destinuar për blerësin nga Kosova A…ShpK., ishin marrë nën mbikëqyrje doganore pa miratimin e autoritetit doganor. Kontrolli i mëtejshëm përcaktoi se në frigoriferin në Portin e Tivarit, punëtorët e punësuar nga një kompani nga Kosova, me një mjet për heqjen dhe vendosjen e etiketave, hoqën deklaratat origjinale në të cilat ishte deklaruar data e skadimit të mishit të ngrirë të viçit, pas së cilës u vendosën deklarata të reja të falsifikuara me të reja, pra afati i përdorimit i ndryshuar”, thuhet në deklaratën e Administratës Doganore. Siç thanë ata, Administrata Doganore menjëherë informoi Administratën për Sigurinë Ushqimore, Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare dhe Administratën e Policisë për ngjarjen e lartpërmendur, të cilat janë të përfshira në veprime të mëtejshme brenda kompetencave të tyre.

“Duke pasur parasysh se, sipas të dhënave në dispozicion, një numër i caktuar subjektesh afariste në Mal të Zi që merren me përpunimin e mishit furnizohen me produkte nga subjekti juridik i lartpërmendur nga Kosova, po zhvillohen aktivitete intensive për të përcaktuar të gjitha faktet relevante dhe fushëveprimin e mundshëm të shpërndarjes së mallrave në fjalë”, njoftoi Administrata. Pas përfundimit të procedurës së të gjitha autoriteteve kompetente, publiku do të informohet në kohë dhe në detaje për situatën e konstatuar faktike dhe masat e marra, shkruan RTV i Malit të Zi. (linku këtu)

Por çfarë është A… shpk? Në Kosovë, importuesi më i madh i mishit nga Brazili, por edhe shtete të tjera është “Apetit” shpk, i cili eksporton produkt të tillë dhe në Shqipëri, e vërtetuar kjo dhe nga mediat shqiptare, por që dokumentacioni “organizohet” i tillë si mish i freskët me origjinë nga Kosova. Për këtë situatë, janë në dijeni dhe shumë koshientë që ndodh edhte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri e Ministria jonë e Bujqësisë.

Por, çfarë zbuluan Qendra ALERT dhe Emisioni ALERT disa muaj më parë?

Në muajin shkurt 2026, Qendra ALERT nisi hulumtmin për “zhdukjen” e viçave të importit në Kosovë, bazuar në një deklaratë të Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, në vitin 2024.

Papritur u gjend para një fakt tjetër, që një ofrues mish nga Amerika Latine i ofronte një kompanie shqiptare, nëse donte mish gjedhi me origjinë nga Brazili, por me dokumente Kosove.

„Ngarkesa/porosia që mund të kemi nga Paraguai është vetëm për dërgesën e majit. Dyshoj se mund të arrijë në Shqipëri së shpejti, duke pasur parasysh që koha e tranzitit është afër 3 muajve. Ju lutem kontrolloni nëse ka ndonjë mundësi për ngarkesën braziliane me dokumente të Kosovës. Megjithëse sigurisht që nuk është ideale dhe për çfarë kemi rënë dakord me ju ose Minerva për këtë çështje“, thuhej në mesazhin telefonik.

Kjo shtoi dyshimet tona dhe nisëm një hetim tjetër… importin e mishit të gjedhit nga Brazili në Kosovë dhe nëpërmjet Kosovës edhe në Shqipëri.

Duhet përmendur fakti se, që prej vitit 2006, falë një marreveshie mes dy ministrive të Bujqësisë, të Shqipërisë dhe Brazilit, vendi ynë importon mish gjedhi, por edhe pule, vetëm nga stabilimente të miratuara nga BE. Dhe, Brazili është burimi i sasisë më të madhe që vjen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Bazuar në këtë marrëveshje, Ministri i Bujqësisë së asaj kohe, Jemin Gjana, nxorri urdhërin me Nr. 294, datë 13.6.2006. „Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit“, që lejon vetëm mnishin nga stabilimente të miratuara nga BE. Ky urdhër është në fuqi akoma për ngarkesat e nisura para 3 shtatorit 2026. Por a futet në Shqipëri mish gjedhi nga Brazili, nga stabilimente të pamiratuara nga BE? Sigurisht po, në Kosovë dhe por nëpërmjet Kosovës, në Shqipëri.

Qytetarët e Kosovës konsumojnë mish nga Brazili, i importuar nga stabilimente që nuk janë të miratuara nga Bashkimi Europian. Këtë e ka pranuar dhe vetë AUV, i cili më herët kishte gënjyer konsumatorët e Kosovës ndër vite, duke iu thënë se “mish inga Brazili vjen nga stablimente të miratuara nga BE.

Autoritetet e Kosovës, për herë të parë pranojnë që importojnë mish nga Brazili që nuk është nga stabilimente të BE, ndërsa deri tani thuhej e kundërta. Referuar gjithçkaje të përmendur më lart, më 25 shkurt 2026 i dërguam një kërkesë për informacion AUVK, Me anë të së cilës i kërkuam

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Amerika Latine në Republikën e Kosovës, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa krerë viça (gjedh) të gjallë janë importuar në Republikën e Kosovës përgjatë viteve 2024, 2025? (Me numër krerësh ose me kilogram peshë e gjallë, sipas rregullores tuaj)
  3. Përse në Republikën e Kosovës lejohet importi i mishit nga Amerika Latine dhe shtetet e tjera në mbarë botën, i mishit nga stabilimente (plante) që nuk janë të miratuara nga Bashkimi Europian?
  4. Sa viça (gjedh) janë therur në thertoret e Repubikës së Kosovës gjatë viteve 2024, 2025?

Dhe përgjigjia që konfirmon skandalin e AUVK e mashtrimin që ka bërë në shumë vite për konsumatorët e Kosovës, por që janë prekur domosdoshmërisht dhe ata të Shqipërisë për shkak të importeve të këtij mishi e nënpropdukteve nga Kosova…

  1. Importi mishit gjedhit

2024 – 28.552.901 kg                            2025 – 27.097.213 kg

  • Sa viça (gjedh) janë therur në thertoret e Republikës së Kosovës gjatë viteve 2024, 2025?

Import

  1. 2024 –   96248 krerë                                2025 –    78595 krerë

Gjate vitit 2024 janë kontrolluar dhe janë lëshuar 37,584 certifikata te therjeve të kafshëve, ndërsa gjate vitit 2025 janë lëshuar 42,779 certifikata te therjeve te kafshëve.

  1. Në lidhje me çështjen e cekur, sqarojmë se në Republikën e Kosovës nuk ekziston një dispozitë e veçantë ligjore që e cakton kushtet e importit te mishit të gjedhit ekskluzivisht me miratimin e stabilimenteve nga Bashkimi Evropian. Importi realizohet në përputhje me legjislacionin vendor në fuqi, duke u bazuar në certifikimin zyrtar nga autoriteti kompetent i vendit eksportues dhe kontrollin zyrtar në pikën kufitare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Dhe ky është skandali, historikisht autoritetet e Kosovës kanë deklaruiar se, se Kosova importon mish nga Brazili vetëm nga stabilimente të miratuara nga BE.

Dhe këtu skandali thellohet edhe më shumë, kur AUV fshet dokumentet… në një e-mail tjetër vijues i kërkuam:

“Në të gjithe reklaratat publike të AUVK, keni deklaruar se importi i mishit nga Brazili, por edhe shtete të tjera, bëhet vetëm nga stabilimente apo thertohe të miratuara nga BE.

Ju lutem na tregoni se nga cila kohë apo periudhë ka nisur të lejohet dhe importi nga stabilimente që nuk janë të miratuara nga BE?

Ju lutem, në lidhje me këtë temë, na informoni dhe cilat kompani në Republikën e Kosovës importojnë nga këto stabilimente të pamiratuara nga BE?

Cilat janë sasitë e mishit të gjedhit të ardhur nga Amerika Latine për 2024 dhe 2025 nga stabilimentet/thertoret e pamiratuara nga BE?

Duke iu referuar Ligjit 06/L-081 „Për Qasje në Dokumente Publike“, ju lutem na dërgoni certifikatat e importit të mishit të gjedhit nga 1 janari 2025 deri më 31 janar të të njëjtit vit, kopjet e dosjeve të importit për stabilimentet që nuk janë të miratuara nga BE.

AUV kërkon kohë, pastaj shmanget nga përgjigja dhe ato nuk erdhën asnjë herë.

Por, sa mish konkresisht nga Brazili ka hyrë në Kosovë e po ashtu, sa ha hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kosovës si mish dhe nënprodukte mishi? Në të dy rastet, duke cënuar rëndë sigurinë ushqimore të qytetarëve në dy shtetet shqipfolëse?

Po në muajin shkurt 2026, me datë 25, i kërkuam informacion Doganës së Kosovës

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Amerika Latine në Republikën e Kosovës, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa krerë viça (gjedh) të gjallë janë importuar në Republikën e Kosovës përgjatë viteve 2024, 2025? (Me numër krerësh ose me kilogram peshë e gjallë, sipas rregullores tuaj)

Dhe, përgjigjia tregonte më së miri sasitë marramendëse specifikisht nga Brazili…

Referuar këtyre statistikave dhe çmimit të deklaruar në doganën e Kosovës nga importuesit, çmimi mesatar për mishin e Brazilit dhe vendeve tjera të Amerikës Latine ka dalë 3.59 Euro/kg për vitin 2024 dhe 4.3 Euro/kg për vitin 2025.

Njëherësh, për të gjithë ata qe nuk e dinë dhe pretendojnë se në Kosovë konsumojnë mish vendi, pra nga Kosova, mund të mos jetë ekzaktësisht kështu. Shumë kafshë, gjedh në këtë rast mund të jenë therur në Kosovë, por origjina e tyre është nga vende të tjera e kryesisht nga Hungaria. Pra, nuk është mish me origjinë të Kosovës, një pjesë e madhe e të cilit vjen dhe në Shqipëri.

Por, kthehemi pak te Shqipëria, ku konsumatorët janë të prekur e të rrezikuar nga tregtia e këtij mishi me Kosovën.

Në të njëjtën kohë me autoritetet e Kosovës, i kërkuam informacion për importet nga Kosova Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Shqipëri dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ndër të tjera kërkuam:

Sa kg mish gjedhi me origjinë Kosovë, janë importuar në Republikën e Shqipërisë gjatë viteve 2024, 2025?

Sa kg sallam janë importuar nga Kosova për në Republikën e Shqipërisë, përgjatë viteve 2024, 2025?

Dhe shifrat janë të frikshme… Nese shikoni shifrat, çmimi flet vet…

Vec mishit nga Kosova janë dhe qindra mijëra kilogram sallame të importuara nga Kosova me një çmim që nuk mendohet…

Por si hyn ky mish ne Shqiperi?

A e dine autorittetet tona qe mund te jete nga Brazili dhe nga stabilimente te pacertifikuara?

Kemi te tjera shifra, nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit, të cilit i kërkuam;

  1. Sa kg mish gjedhi është importuar nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, për vitet 2024, 2025?
  2. Sa kg sallam me permbajtje mish gjedhi është importuar nga Republika e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, për vitet 2024, 2025?

Dhe përgjigjia ishte kjo:

-Për vitin 2024 janë importuar në total 621,750 kg mish gjedhi, ndërsa për vitin 2025 janë importuar në total 618,193 kg mish gjedhi, nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë. Dogana 402.506…

-Për vitin 2024 janë importuar në total 247,338.6 kg nënprodukte mishi (sallam, suxhuk, proshutë, piskavica, etj.), ndërsa për vitin 2025 janë importuar në total 447,081 kg nënprodukte mishi (sallam, suxhuk, proshutë, piskavica, etj.), nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë.

Më pas, Qendra ALERT zbuloi edhe skandalin e mëposhtëm, qe Kosova ka legjislacion që i detyron të marri mish gjedhi nga stabilimente të BE, ose të ngrihet grup pune për verifikimin e kushteve në Brazil. Por, Brazili nuk e njeh Kosovën si shtet dhe si rrjedhojë, nuk mund të ketë bashkëpunim të tillë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës shkel hapur legjislacionin e sigurisë ushqimore, duke lejuar importim e mishit të gjedhit nga Brazili, nga stabilimente të pamiratuara nga Bashkimi Evropian. Madje, në një komunikim me e-mail me OJQ ALERT (Qendra ALERT), AUVK gënjeu kur deklaroi se, „nuk ekziston një dispozitë e veçantë ligjore që e cakton kushtet e importit të mishit të gjedhit ekskluzivisht me mirarimin e stabilimenteve nga Bashkimi Evropian“. Me këtë deklaratë, AUV thellon skandalin me mashtrimin e konsumatorëve, pasi në të vërtetë ekziston baza ligjore, e cila, ndoshta qëllimisht nuk gjendet në ëebfaqen zyrtare të AUV.

Bëhet fjalë konkretisht për Udhëzimin Administrativ MA-NR. 25/2007, datë 12.11.2007, i cili ka amenduar Udhëzimin Administrativ MA-NR. 18/2005, datë 06.07.2005.

Konkretisht, Udhëzimi Nr. 25, në nenin 2 shprehet:

Në nenin 6, pas paragrafit 6.3 shtohet paragrafi i ri 6.4 me tekstin:

„Përveç kushteve nga paragrafët e mësipërm të këtij neni, produktet ushqimore me prejardhje shtazore të subjekteve të regjistruara në BE për eksport të këtyre produkteve, mund të importohen në Kosovë, ndërsa për produktet ushqimore me prejardhje shtazore të vendeve të treta, në rast se Autoriteti ka argumente të mjaftueshme se një prodhues nga ato vende i plotëson kushtet higjienike të produkteve me prejardhje shtazore, Kryeshefi Ekzekutiv i Autoritetit Kompetent mund të aprovojë importin apo të formojë komision për verifikimin e kushteve për import“.

Pra, AUV duyfishon mashtrimin. Më herët, historikisht në dalje të ndryshme mediatike, në situate Alert-esh e kriza ushqimore me mishin e Brazilit, AUV deklaronte se mishi i importuar në Kosovë nga ky shtet vjen nga stabilimente të BE.

ALERT e verifikoi dhe konfirmoi me fakte se mishi vjen nga stabilimente të pamiratuara, ndërsa AUV e pranoi se nuk ishte detyrim ligjor.

Por, këtë pretendim e rrëzon Urdhëri Administratir 25/2007, i cili e detyron AUV ose të importojë nga stabilimente të miratuara, ose nga vende të treta kur verifikohet nga ky Autoritet plortësimi i standardeve të jigjienës e kushteve të sigurisë ushqimore, pas verifikimit në terren. Kjo e fundit nuk ka ndodhur kurrë, pasi AUV nuk ka ngritur dot një grup pune që të shkojë në Brazil e të bëjnë verifikimet e stabilimenteve të ndryshme të prodhimit dhe eksportit të mishit të gjedhit, apo edhe llojeve të tjera. Brazili nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet i pavarur, e për pasojë, asnjë grup apo delegacion nga Kosova nuk mund të shkojë në Brazil për verifikime apo marrëveshie tregtare. Atëherë, si janë arritur të binden me argumente autoritetet e sigurisë ushqimore për mishin e Brazilit që është i sigurt?

Në këto kushte, Kosova duhet të importojë vetëm nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Evropian, ose Brazili mund të dërgojë në Kosovë çdo llum apo mbeturinë të mundshme, pa asnjë përgjegjësi ndaj një shteti dhe flamuri që nuk e njeh.

Sipas të dhënave zyrtare nga AUVK në komunikimet me Qendrën ALERT, në vitin 2025 janë importuar në Kosovë nga Brazili 28.552.901 kg dhe në vitin 2025, plot 27.097.213 kg, të gjitha mish gjedhi, që qytetarët e Kosovës i kanë konsumuar si mish të freskët apo nënprodukte mishi, si sallame, qebapa, qofte, pleskavica etj. Dhe, nga stabilimente të pamiratuara nga BE, të paktën shumica e këtyre sasive, ndërkohë që AUVK garantonte konsumatorët e Kosovës se mishi në Kosovë nga Brazili vjen vetëm nga stablimente të miratuara nga BE.

Emisioni ALERT, prodhim i Qendrës ALERT e denoncoi këtë skandal të premten e datës 15 maj 2026 dhe deri tani, nuk ka pasur asnjë ndërhyrjë apo masë as nga AUVK dhe as nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës.

Ndërkohë, të rrezikuar nga ky skandal që ndodh në Kosovë janë dhe konsumatorët e Shqipërisë. Nga shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, sipas deklarimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por edhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në vitin 2004 janë importuar në Shqipëri nga Kosova 610.750 kg mish gjedhi dhe 227.338,6 kg nënprodukte me perberje mishi gjedhi, si suxhuk, sallame, proshutë, pleskavica etj. Ndërsa për vitin 2005, po nga Kosova janë importuar në Shqipëri 618.193 kg mish gjedhi dhe 447.081 kg nënprodukte mishi, suxhuk, sallame, pleskavica, qofte etj. Pra, automatikisht edhe Shqipëria është e rrezikuar nga mishi i Brazilit në Kosovë nga stabilimente të pamiratuara nga BE.

Megjithëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, zyrtarisht nuk ka përgjegjësi, sepse mishi vjen si produkt me origjinë nga Kosova, më 18 maj 2026, pas zbulimit dhe publikimit të skandalit, Qendra ALERT në një komunikim me e-mail me AKU e pyeti nëse do të merren masa për ndalimin e mishit të gjedhit të ngrirë nga Kosova drejt Shqipërise dhe nënprodukteve të tij, që kanë përbërje nga mish Brazili? Dhe, a do të ndërmerren hapa konkrete për displinimin e importeve të mishit të ngrirë nga Kosova dhe nëse po, çfarë konkretisht?

Në përgjigjen e AKU të dats 1 qershor 2026, thuhet se,

“Produkti mish gjedhi i importuar nga Republika e Kosovës është i shoqëruar me certifikate shëndetësore veterinare, ne te cilën ka te përcaktuar origjinën e produktit si dhe kërkesat e shëndetit publik dhe shëndetit te kafshëve te lëshuar nga veterineri zyrtar i autoritetit kompetent…

…Lidhur me këtë publikim ne media nuk është hera e pare qe publikohet një lajm i tille pasi ky publikim daton edhe para dy viteve dhe është kryer verifikim nga te dy autoritet homologe Shqiperi dhe Kosove dhe nuk ka rezultuar te jete i vërtet ky lajm për te cilat është sqaruar dhe opinioni publik.

Madje autoritetet e Kosovës kanë kthyer përgjigje zyrtare përmes te cilës trajtojnë se:

Gjate kontrollit të ushtruar dëshmohet për përputhshmëri të ditarit të prodhimit (therjes së kafsheve dhe copëtimit të mishit) me sasinë e prodhuar dhe eksportuar në RSH, mbështetur në dokumentacionin përcjellës të certifikatave të lëshuara“.

Sigurisht, AKU-së i vijnë përgjigje apo dokumente nga AUVK si produkt i freskët „Made in Kosova“. Por, nëse verifikohen lehtësisht importet e deklaruara në Doganën Shqiptare, nisur dhe nga çmimi, duket qartë që është mish me origjinë nga Brazili dhe jo mish i freskët nga Kosova.

Gjithësesi, më të rrezikuar dhe të mashtruar gjendet konsumatorët e Kosovës, të cilëve AUVK u ka „ofruar“ me deklartata mish gjedhi nga Brazili nga stabilimente të miratuara nga BE. Por, kjo përveçse nuk ka ndodhur në shumicën e importeve, AUVK mashtroi Qendrën ALERT dhe qytetarët e Kosovës edhe kur deklaroi se, nuk ka bazë ligjore specifike për këtë çështje. Baza është, Udhëzimi Administrativ është, por Brazili nuk e njeh Kosovën e si rrjedhojë, Kosova ka vetëm një alternativë; Import nga stabilimente të miratuara nga BE. Çdo veprim tjetër që është kryer e po kryhet, është cënim i sigursë kombëtare, i shëndetit të konsumatorëve të Kosovës nga importet masive me origjinë nga një shtet qe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe si rrjedhojë, nuk mban asnjë përgjegjësi.

Edhe pas vendimit të BE-se për ndalimit e mishit të gjedhit dh shpendëve nga Brazili, nga data 3 shtator 2026, Kosova nuk ka marrë ende asnjë masë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në Kosovë lirishit futet mish i skaduar Brazili, me etiketa të ndryshuara. Ky mishi rieksportohet dhe në Shqipëri, sigurisht me dokumente origjine të falsifikuara.

© Qendra ALERT

Related Posts