Ju kujtohet alarmi i dhjetorit me mandarinat shqiptare që rezultuan me mbetje pesticidesh në Kroaci e madje dhe me të ndaluarin Chlorpyrifos? Tashmë, ne po konsumojmë agrume nga Greqia dhe Italia me të njëjtin problem serioz, në qetësi të plotë!!!!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për raste mandarinash nga Italia dhe portokalleash nga Greqia, që janë analizuar në Shqipëri dhe kanë rezuktuar me Chlorpyrifos.
Më 1 shkurt, AKU njofton se, „bazuar kontrolleve zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti mandarinë i importuar nga Italia,pas analizimit është konstatuar me praninë te pesticidit Chlorpyrifos, me risk për shëndetin e njeriut. Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet ku ka shpërndarë produktin për kthimin e produktit të blerë, në rast se e kanë ne ende gjendje, per te bere njoftimin e konsumatorit.
Ndëersa një ditë para njoftimit të mësipërm është publikuar një tjetër njoftim: “Bazuar kontrolleve zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti portokall i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë te pesticidit Chlorpyrifos, me risk për shëndetin e njeriut. Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet ku ka shpërndarë produktin për kthimin e produktit të blerë, në rast se e kanë ne ende gjendje, per te bere njoftimin e konsumatorit.
Megjithëse në të dy rastet është kërkuar heqja nga tregu, “nëse e kanë gjëndje”, me qindra mijëra kilogramë do jenë konsumuar nga Shqiptarët.




