Menu

Mashtrimi i AKU me shifrat e inspektimeve, shkelja e ligjit ose abuzimi me bizneset në 2 javët e para të janarit…?!

Inspektimi për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit është detyra kryesore, me qëllim vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në lidhje me sigurinë ushqimore, në të gjithë zinxhirin e saj. Por, shifrat e insektimeve nuk tregojnë domosdoshmërisht rezultate. Aq më pak, kur duket hapur që janë të fryra, ose inspektime të kryera në mënyrë abusive, si dy rastet për të cilat do të flasim më poshtë.

Nëse dikush shikon rrjetet sociale të AKU, sheh qartë që puna kryesore është shpërndarja, të bërit “share” të aktiviteteve të Ministrit të Bujqësisë apo dhe kryeministrit. Herë herë edhe ndonjë këshillë “risi”, ku na tregojnë se karrota, mandarina, portokalli, etj., janë fruta e perime ngjyrë portokalli dhe se kanë vlera ushqyese(!).

Por, mes këtyre postimeve, kemi dhe raportet e përjavshme të punës së AKU, inspektimeve, masave administrative, mostrave të marra për analiza (edhe pse rezultat analize konsumatorët nuk shohin kurrë). Deri këtu, pjesërisht duket mirë puna. Por, kur e bën lidhjen me situatën reale, atëherë lindin dyshime dhe pyetje.

Në postimin e AKU për inspektimet dhe punën javore (për javën e parë të punë së muajit janar 2024), thuhet se janë kryer 561 inspektime, nga të cilat, 50 inspektime zyrtare, 511 kontrolle zyrtare në PIK. Në postimin e dytë njoftohet nga AKU se për javën e dutë të punës së institucionit, ka kryer 1251 inspektime, nga të cilat, 70 janë kontrolle zyrtare në terren, 1181 janë inspektime në PIK. Në total, 1692 inspektime në PIK, mund të jete e besueshme deri diku, duke hamëndësuar sasitë e mëdha të produkteve ushqimore që importohen në të gjitha vendkalimet kufitare në Shqipëri. Por, 50 dhe 70 inspektime në terren, kontrolle zyrtare si u bënë? Kjo pyetje lind natyrshëm, për faktin se, deri sot, datë 18 janar 2024, inspektorët e AKU nuk kanë dalë ende në terren dhe nuk kanë bërë asnjë inspektim zyrtar. Kjo për faktin se, deri me daten 15 janar, Ministri i Bujqësisë nuk kishe miratuar (firmosur) Planin Kombëtar të Kontrolleve Zyrtare mbi Bazë Risku dhe të Marrjes së Mostrave për Ushqimin…”. Pra, si u bënë këto 120 inspektime, mbi ç’bazë ligjore?

Plani Kombetar i Kontrolleve, i miratuar me 15 janar 2024

Nëse do të justifikoheshin me denoncime, indicio, sigurisht AKU nuk ka 120 denoncime gjatë gjithë vitit, ose edhe nëse i ka, një pjesë e tyre nuk qëndrojnë ashtu siç raportohen. Por, jo në dy javë!!! Dhe, kur nuk ka një urdhër të tillë të miratuar, një plan pune, mostrat mbi çbazë ligjore u morën (përveç rasteve në PIK, ku nëse është e vërtetë, mendohet se kanë qenë të gjitha konform??!! Sepse bëhet fjalë për 31 mostrime dhe 70 analiza…! Nëse denoncimet nuk qëndrojnë, nëse ALERT-e nga sistemi RASFF nuk ka pasur këtë muaj, nëse s’ka pasur Plan Kombëtar Kontrolli të miratuar deri më datën 15 janar, a mos vallë “terrori” ndaj biznesit, i cili në shumë raste është edhe abuziv, ka vazhduar “ilegalisht”, për të treguar se ne jemi këtu dhe të tjerat i nënkupton vetë???!!!

©Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts