Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i Universitetit të Durrësit Bislim Ahmetaj ka folur për vështirësitë që po hasin si pedagogët edhe studentët për zhvillimin e mësimit online, si masë kufizuese e vendosur në luftën ndaj covid-19. Ahmetaj e cilësoi si një tunel pa dritë këtë periudhë të vështirë që ka kalur procesi mësimor që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe më pas pandemisë së Covid-19.
“Jemi në një tunel të errët për shkak të fatkeqësisë natyrore dhe më pas pandemisë së covid-19. Viti i parë akademik pas tërmetit ishte bosh, më pas sërish shkolla të mbyllura për shkak të covid-19, duke u futur në një tunel pa dritë. Për pedagogët është gjendje luksi që të japin mësim online, por i gjeti totalisht të papregatitur si stafin ashtu edhe studentët. Pasi institucionet që merren me arsimin duhet të kishin bërë trajnime. Në fund do diplomojmë njerëz me letra dhe jo me dije. Pandemia ka sjellë probleme të jashtëzakonshme në jetën sociale, pasojat tek njerëzit janë të mëdha, sidomos edhe tek studentët që po marrin mësim online. Ne ishim gati që të sakrifikonim që të dilnim 3 orë në mësim në auditore, por nuk na u dha mundësia. Nga ajo që shohim, do jetë një 5 vjeçar njerëzish që nuk do kenë më mundësi të punojnë”-tha pedagogu Bislim Ahmetaj.
Qendra Alert/Alert.al