Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sociologu Gëzim Tushi ka folur për ndikimin e pandemisë në institucionet sociale dhe edukative. Sipas Tushit shkolla u godit rëndë nga pandemia e covid-19 duke sjellë kështu çorientim tek stafi mësimdhënës por edhe tek vetë nxënësit apo studentët.
“Pandemia preku çdo sektor, solli revolucion të paparashikuar në shkolla. Ka prekur te gjitha institucionet sociale, educative, punën dhe shkollën. Kjo e fundit si institucion klasik i konsoliduar pësoi revolucion të paparashikuar, turbulencë shumë të forte tek ne dhe në të gjithë planetin. Ka të bëjë me mësimdhënien dhe mësimnxënien, nuk është vetëm lidhje fizike, por pedagogjike. Është e lidhur në raportet e figurave të studentit me pedagogun, jo vetëm te transmetimi i njohurive, por edhe në kohëzgjatjen e formimit të studentëve. Po ecim drejt një arsimi liberal, të paparashikuar, ka paqartësi, hutim në mënyrën si do zhvillohet mësimi, turnet, mësimi online, auditore. Gjithashtu ku ndryshim i gjeti të papërgatitur mesuesit dhe pedagogët pasi e ka vlerën e padiskutueshme kur ja komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dijen nxënësit. Ishte një ndryshim shumë i rëndësishëm që çoi në çorientimin e studentëve dhe nxënësve. Është deficit mësimor dhe edukativ. Kjo që po ndodh në shkolla është ndër më tronditëset”-deklaroi Gëzim Tushi.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT