Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve. Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre.
Në shumicën e rasteve, pema e mollëve të egra i ngjan shumë pemës së mollës së kultivuar për përdorim dhe ndryshimi i vetëm qëndron tek përmasa dhe shija e frutit.
Lëngu i mollës së egër ka athtësi të fortë, por me këtë frut që vështirë të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe shumë unik.
Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer.
Mollët e egra gjenden shpesh në tezgat e tregut të fshatarëve dhe çmimi i tyre ështe krejt i lirë, por vlerat që merrni janë krejt cilësore dhe natyrale.
Kjo pasi këto pemë nuk spërkaten me asnjë lloj pesticidi apo kimikate, pasi askush nuk kujdeset për to përveç forcës së natyrës.
Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.
Qendra Alert/Alert.al


