Menu

Ndryshimi i skemës së subvencioneve, fermerët paralajmërojnë protesta

Pas ndryshimeve të skemës së kompensimit për fermerët, ka reaguar Sindikata e Fermerëve të Bashkuar, e cila kundërshton një vendim të tillë, që sipas saj është marrë pa një konsultim me grupin e interesit. Kryetari i S.F.B. Eduart Sharka ka publikuar vendimin e kryesise se sindikatës per te protestuar per te drejtat e fermereve te cilet çdo vit iu duhet te orientohen me skemat e çorientuara te qeverise. Sindikata e Fermereve te Bashkuar u ben thirrje te gjithe fermereve te bashkohen ne protesten e tyre ne daten  21/02/2020 ne oren 10:00 tek Rrethrrotullimi i Savres ne Lushnje. Sindikata ben me dije se ka arritur ne kete vendim pasi i eshte drejtuar me shkrim Ministrise se Bujqesise per keto ndryshime ne subvencionet e bujqesise por ka hasur ne indiferencen totate te kesaj ministrie ku nuk kane marre asnje pergjigje per kerkesen e tyre.
“Ju bej thirrje te sinqerte te mbeshtetni pa rezerva kauzen e “Sindikates se Fermereve te Bashkuar”. Kjo organizate te cilen kam nderin dhe pergjegjsine e madhe te drejtoj ka si qellim te organizoje dhe te perfaqsoje fermeret ne mbrojtje te interesave te tyre te ligjeshme. Fermeret sot ndodhen ne veshtiresi dhe kane nevoje per mbeshtetjen e opinjonit publik pasi ndjehen te braktisur nga shteti. Ju falemnderit paraprakisht”. – eshte shprehur zoti Sharka ne profilin e tij ne fb.

Related Posts