Menu

OBSH: Hiqni dorë nga zëvëndësuesit e sheqerit

Organizata Botërore e Shëndetësisë udhëzon për mospërdorim të zëvendësuesit të sheqerit nëse po përpiqeni të humbni peshë. OBSH tha se rishikimi i provave në dispozicion sugjeron se përdorimi i ëmbëlsuesve pa sheqer “nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët”.

“Zëvendësimi i sheqernave të lira me ëmbëlsues pa sheqer nuk i ndihmon njerëzit të kontrollojnë peshën e tyre afatgjatë,” tha Francesco Branca, drejtor i departamentit të ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore në OBSH.

Ëmbëlsuesit pa sheqer shtohen në ushqim dhe pije për të zëvendësuar të gjithë ose një sasi nga sheqeri i pranishëm. Studimi nuk vlen për momentin për njerëzit me diabet, pasi ata nuk janë përfshirë në studim. Me fjalë të tjera, ashtu si shumë njerëz kanë mësuar të hanë dhe të gatuajnë pa kripë, njerëzit e tjerë mund të mësojnë të reduktojnë varësinë nga sheqernat e lira dhe ëmbëlsuesit joushqyes.

Për të shmangur sheqerin, nisni pak e nga pak të reduktoni sasinë e sheqerit në mënyrë që të “stërvisni” shijen. Më pas, konsumoni fruta nëse doni një shije të ëmbël. Pijeni kafenë ose çajin me pak ose aspak sheqer. Kafetë latte ose me shije mund të kenë po aq sheqer sa një kanaçe me pije me gaz. Ndërkohë, kini kujdes edhe nga sheqeri “i fshehtë”, që ndodhet te salcat e ndryshme apo buka.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts