Menu

OBSH: U provua se coronavirusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës në Kinë

Organizata Botërore e Shëndetit ka hedhur poshtë dyshimet se coronavirusi u prodhua në një laborator, pasi sipas saj provat tregojnë se virusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës në Kinë.

“Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë se virusi ka një origjinë shtazore dhe nuk manipulohet ose ndërtohet në një laborator ose diku tjetër,” -tha zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib në një konferencë në Gjenevë, raportoi Reuters.

”Ka të ngjarë që virusi të ketë origjinë shtazore. Por ende nuk dihet se si u transmetua virusi nga kafshët tek njerëzit”- shtoi më tej Chaib.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts