Sipas mediave italiane dhe atyre greke java në vazhdim do të jetë më e nxehta e kësaj vere, me temperatura që mund të shkojnë 28 -30 gradë dhe në lartësitë 1500 metra dhe 45 gradë në pjesën qendrore dhe në ishuj. Sipas mediave greke, një gjë e tillë është verifikuar vetëm në vitin 1987.
E gjithë pjesa e Evropës Jugore dhe Juglindore do të përshkohet nga rrymat e nxehta të ajrit që vijnë nga Afrika. Meteorologët shpjegojnë që ky do të jetë një mot ekstrem, dhe që nuk ka shumë precedentë të mëparshëm. Temperaturat më të larta pritet që të jetë rreth dative 12 dhe 14 gusht.
Sipas meteorologëve italianë, temperaturat maksimale në Italinë e Jugut, dhe në dy ishujt e mëdhenj, pritet të shkojnë në 45 gradë. Madje ata thonë që veçanërisht në ishullin e Siçilisë dhe në Puglia temperaturat mund të jenë dhe më të larta. Sipas tyre po flasim për temperatura nga 5 deri në 10 gradë më të larta sesa temperaturat mesatare të këtij muaji. Këtë herë i nxehti do të prekë dhe rajonet veriore të Italisë me temperature nga 36 – 37 gradë. Domethënë, piku i këtyre temperaturave maksimale pritet të jetë të enjten më 12 gusht deri të shtunën më 14 gusht.
Burimi: Rai News & Ekathemerini
Qendra Alert
alert.al

