Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore, ndoshta 2% ose 3% ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19
Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.
“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë,” tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Izolimet thjesht pakëson intensitetin e epidemisë. Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar, jo më shumë se 2%-3%”-tha Tedros.
Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive tha se nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër COVID-19 nuk do të thotë se është imun.
“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë.” (The Guardian)
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT