Menu

OneFor “mbërrin” në Kosovë, prezantohet në Prishtinë aplikacioni që revolucionon industrinë financiare. Të gjitha shërbimet nga celulari

Platforma financiare “OneFor”, aplikacioni që shërben për ofrimin e shërbimeve financiare përmes telefonit, është prezantuar në Kosovë, vend ky që ka qenë destinacioni i radhës për sipërmarjen ndërkombëtare me bazë në Dyseldorf, Gjermani,

Dita e merkurë, e ka gjetur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me një aktivitet madhështor, ku u prezantua aplikacioni “OneFor”. Platforma online, shërben për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit, ku me këtë rast Kosova është bërë destinacioni i radhës që “OneFor”, e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale. “OneFor” shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike, shkruan Zëri.info

Ministrit i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, tha se, shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online. “Me vjen mirë që jam këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon avantazhet e të qenit online. Deri më tani ka pasur raste të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative në vendin tonë, mirëpo ka pasur pak raste kur kjo është shfrytëzuar për të avancuar tutje fushat e caktuara. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online, por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme, sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar, por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, tha ai.

Ndërsa Ilir Aliu, Drejtori Menxhues i OneFor Holding, tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se, synimi i kompanisë është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më gjerë. “Jemi kompani e re ne Kosovë, por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtet të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Në të njëjtën kohë, ne jemi prezent edhe më nënte shtete jashtë EU-së. Synimi jonë është që të përfshijmë rajonin në Ballkanin, por gjithashtu tutje në nivel të tjera. Jemi për shërbime digjitale financiare. Ne mendoj që Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare”, theksoi Aliu.

Guvernatorit i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli, e vuri theksin te fakti se, BQK-ja ka marrë veprimet e nevojshme për sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione. “Një platformë që është licencuar nga BQK-ja. Për BQK sistemi i pagesave efikas e i sigurt mbetet objektivi kryesor. BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione financiare jo bankare. Në mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja ne financa”, shtoi Ismajli.

Ndërsa Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad, foli për bashkëpunimin e Kosovës dhe Gjermanisë, duke përmendur tregun bashkëpunues dhe faktin që këto bashkëpunime ndërmjet të dy vendeve po rritën çdo vit e më shumë.

OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës.

OneFor është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave. OneFor është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf, shkruan albinfo.ch.

OneFor Holding HmbH, është pjesë e ND Group. Ky i fundit udhëhiqet nga familja Destani nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, pjesë e të cilit është dhe Ecolog International, gjigandi botërorë i shërbimeve të integruara, kompania gjermane e prodhimit të makinave elektrike e.Go Mobile me qendër në Aachen.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed