Menu

“ALERT për mbrojtjen e konsumatorit” bën bashkë gazetarë, përfaqësues te institucioneve publike dhe organizatave të biznesit: Si të menaxhojmë krizat, t’a informojmë drejt dhe t’a mbrojmë konsumatorin

TIRANË, 19.09.2023 – Rreth 30 gazetarë, përfaqësues të Institucioneve shtetërore dhe ogranizatave të biznesit dhe ekspertë, morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Qendra ALERT, në kuadër të projektit “ALERT për mbrojtjen e konsumatorit”, mundësuar #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane e zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Aktiviteti kishte në fokus trajnimin e 30 gazetarëve me të drejtat e konsumatorit, me sigurinë ushqimore, sigurinë e produkteve joushqimore, kontratat konsumatore e gjithçka që ka lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.
Takimin e përshëndeti dhe përfaqësuesja e #SunstainMedia dhe Giz Albania, Znj.Brunilda Milkani, e cila foli për rëndësinë e tij, mbështetjen për Qendrën ALERT dhe rëndësinë e përçimit nga mediat të lajmeve të sakta e informacioneve korrekte për konsumatorin.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, Znj. Jeta Deda dhe Drejtori Ekzekutiv i “Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Z.Donjaldo Hoxha diskutuan me përfaqësuesit e mediave për bashkëpunimin e mes tyre dhe institucioneve publike e organizatave të bisnesit apo dhe vetë subjektet private për rastet e Alert-eve. Gjithashtu, rëndësia informacionti të saktë, në kohë reale dhe duke shmangur krijimin e panikut te konsumatori, ishin një ndër çështjen e diskutuara mes pjesëmarrësve në këtë trajnim.
Më pas, ekspertët e ftuar në këtë aktivitet folën para gazetarëve për mënyrat e komunikimit në raste krizash, çfarë duhet dhe nuk duhet përçuar te konsumatori, me qëllim që mos përfshihet në panik, si të mos fusim në kolaps institucionet, por dhe të mos dëmtojnë biznesin.
Z.Alban Zusi, ekspert dhe Drejtor i Albanian Food Industry, prezantoi para kolegëve të medias “Menaxhimin e krizave ushqimore, komunikimi i riskut dhe strategjitë e duhura të institucioneve, si dhe mënyrat dhe detyrimet për të transmetuar informacion të saktë për publikun”.
Drejtorja Ekzekutive e Qendrës Konsumatori Shqiptar, Znj.Ersida Teliti ishte trajneri i dytë për temën “Të drejtat e konsumatorit dhe roli i gazetarëve në informacionin për rrezikun nga produktet joushqimore, kontratat etj, dhe mënyrat e zgjidhjes së ankesave.
Ndërsa Erjon Tase, ekspert komunikimi dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, Z.Erjon Tase, po në rolin e trajnerit, diskutoi me gazetarët për rëndësinë e gazetarisë në mbrojtje të konsumatorit, raportimin e drejtë dhe verifikimin e fakteve.

Në ditët në vijim do të krijohet dhe Rrjeti i Gazetarëve për Mbrojtjen e Konsumarotit, i cili do të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me entet publike e private, me qëllim komunikimin e riskut dhe rasteve të krizave për konsumatorët.
Ndërsa në fillim të aktivitetit, u prezantua dhe aplikacioni ALERT.al, pjesë e të njëjtit projekt dhe i mundësuar nga të njëjtët donatorë, një risi në mënyrën e komunikimit të “alert”-eve, nga institucionet por mbi të gjitha nga vetë subjektet që për arsye të ndryshme mund të kenë probleme me produktet që prodhojnë apo tregtojnë.
@Qendra ALERT

*Ky workshop u zhvillua në kuadër të Projektit “ALERT për mbrojtjen e konsumatorit” që mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademi dhe Internews.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed