Menu

Paralajmërim urgjent! Medikamentet për tensionin e gjakut që përmbajnë irbesartan të kontaminuar shkaktojnë kancer

Një medikament mëse i zakonshëm për tensionin e gjakut është ndaluar që të përdoret për shkak të frikës që ai përmban substanca që mund të rrisin riskun për zhvillimin e kancerit. Agjencia britanike për Kujdesin ndaj Shëndetit dhe Barnave (MHRA) ka lëshuar një njoftim në lidhje me 25 seri produktesh medicinale që përmbajnë irbesartan.

Irbesartani është një medikament që përdoret më së shumti për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut por gjithashtu përdoret edhe në disa pacientë që kanë probleme me veshkat. Seria e 25 medikamenteve që përmbajnë irbesartan janë kontaminuar me një papastërti që potencialisht mund të rrisë rrezikun e kancerit me kalimin e kohës.  Kjo është marrë si një masë paraprake për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm dhe nuk ka dëshmi se kjo papastërti (5- (4 ‘-(azidomethyl)-[1,1’-bifenil] -2yl) -1H-tetrazole), ka shkaktuar ndonjë dëm te pacientët.

Njoftimi i autoritetit britanik të shëndetit dhe barnave është bërë kryesisht për farmacitë dhe rekomanduesit e tjerë të medikamenteve.

Sipas paralajmërimit, për pacientët sugjerohet që ata të komunikojnë me mjekun e tyre, por të mos ndalojnë së marruri medikamentet e tensionit të lartë të gjakut sepse kjo mund të jetë e rrezikshme.

Mbikëqyrësi i medikamenteve tha se tërheqja është një masë “parandaluese” dhe se “nuk ka prova” se papastërtia kimike u ka shkaktuar ndonjë dëm pacientëve.

Ata paralajmëruan se ndalimi i papritur i medikamenteve për tensionin e lartë të gjakut mund të jetë i rrezikshëm.

Dr Alison Cave, zyrtari kryesor i sigurisë në MHRA, u shpreh: ‘Siguria e pacientit është në zemër të asaj që po bëjmë. Po studiojmë grupet e medikamenteve të caktuara që përmbajnë sartan si një masë paraprake ndërsa vazhdojmë hetimin tonë.

Ndalimi i medikamentit

Sipas njoftimit zyrtar, është e rëndësishme që profesionistët e kujdesit shëndetësor të kontrollojnë stokun e tyre në depot e medikamenteve dhe t’i kthejnë ato.

Këto produkte janë tërhequr nga tregu edhe gjatë vitit 2018, 2019 dhe hetimet që nisën në qershor 2021 janë pjesë e një investigimi të vazhdueshëm.

MHRA po punon me rregullatorët e tjerë të medikamenteve për këtë çështje.

Burimi: Medicines and Healthcare products Regulatory Agency

Qendra Alert

alert.al

Related Posts