Menu

Pica, opsion më i shëndetshëm për mëngjes sesa drithërat

Shumë prej nesh ndjehen fajtorë kur hanë pica në mëngjes, por mund të mos jetë gjëja më e keqe që mund të zgjedhim.

Sipas nutricionistes Chelsey Amer, ngrënia e picës për mëngjes është në të vërtetë më e mirë për ju sesa drithërat me sheqer.

Sigurisht, pica nuk është zëvendësim për ushqimet më të shëndetshme të mëngjesit si drithërat e tjera me pak sheqer, por mund të jetë një zëvendësues i pranueshëm për çdo gjë të mbushur me sheqer.

Chelsey: “Çuditërisht, pica mund të jetë një opsion më i balancuar i mëngjesit sesa shumë drithëra të mëngjesit të mbushura me sheqer. Një tas me drithëra me sheqer dhe qumësht me yndyrë të ulët është kryesisht sheqer dhe jashtëzakonisht i rëndë në karbohidrate”. (ABCNews)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts