Menu

PIK i AKU në Portin e Durrësit me vetëm 2 inspektorë, asnjëri prej tyre nuk janë agronom dhe veteriner

Kur flitet për forcimin e masave të sigurisë ushqimore, çdokush mendon për instensifikimin apo përmirësimin e cilësisë së kontrolleve. Dhe, këto të fundit, përfshijnë disa faza apo hallka të zinxhirit, me të cilave dhe ndoshta më e rëndësishmja, kontrolli në pikat kufitare i ushqimeve që importohen. PIK, ose Pikat e Inspektimit Kufitar siç quhen në termat zyrtare, janë stacionet e kontrollit të produkteve ushqimore, ushqimit për kafshë, medikamenteve veterinare, pesticivece, suplementeve ushqimore etj. Dhe, janë pikërisht këto PIK, të cilat me anë të inspektorëve përgjegjës kryejnë inspektimin, kontrollin e ushqimeve, dokumenteve shoqëruese, raport-analizave, ambalazhimin, datat e skadencave, verifikojnë listat për PMB ose PMV nëse ato që importohen janë në listën e të lejuara apo jo, marrin mostra dhe i dërgojnë në laborator etj., etj. Dhe, pasi produktet marrin konfirmimin e inspektorëve të AKU si ushqim apo produkte të sigurta, vijojnë me procedurat doganore dhe futjen në territorin shqiptar për tregtim.

Në PIK, duhet të jenë 3 inspektorë, një veteriner, një agronom dhe një i tretë economist ose jurist që të njohë bazën ligjore dhe që merret më shumë me verifikimet fizike të importit.

E gjitha kjo po ndodh ndryshe në PIK, Porti i Durrësit, nga ku importohen shumica e produkteve ushqimore apo të gjitha të lartpërmendura në Republikën e Shqipërisë. Ky vendkalim kufitar, ku çdo ditë shkarkohen dhjetra-qindra konteiner me ushqime, PMB etj, funksionon me vetëm 2 inspektorë, ësnjëri prej të cilëve nuk janë agronom dhe veteriner. Qendra ALERT ka mundur të mësoje nga burime nga AKU se, njëri prej inspektorëv është Zooteknik dhe tjetri economist. Nuk bëhet e ditur arsyeja se përse Pika e Inspektimit Kufitar më e rëndësishme dhe me fluskin më të madh të AKU është me vetëm 2 persona nga 3 që duhen dhe me asnjë në profesionin e duhur, agronom dhe veteriner.

Në të gjitha rastet, kjo përbën një shkelje dhe cënon sigurinë ushqimore, ndërkohë që asnjëri për dy inspektorëve aktualë nuk ka as informacionin dhe dijeninë për marrjen e mostrave, veçanërisht për produktet me origjinë shtazore, gjë që mund të kthejë më boomerang dhe rezultatin e analizave në raste dyshimesh apo sipas rutinës.

©Qendra ALERT

Related Posts