Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ali Dedolli prodhues buke ka deklaruar se buka që konsumohet në Tiranë është ndër më cilësoret që ka rajoni, ndërsa ngriti shqetësimin se cilësia mungon në zonat periferike apo rrethe dhe kërkoi nga AKU që të ngrejë një grup pune dhe të zhvillojë kontrolle.
“Produkti kur përpunohet dhe rimerret, analiza nuk është ajo e mëparshme. Vërtetohet shkencërisht por edhe nga laboratorët. Ne morëm një kolpo pasi klienti është shumë i lidhur me bukën dhe në Shqipëri konsumohet shumë bukë. Në atë kohë u bë një antireklamë ndaj nesh pasi nuk doli ajo që u tha. Klienti është shumë i ndjeshëm dhe duhet të informohet mbi produktet që konsumon. Buka që konsumohet në Tiranë është ndër më cilësoret që ka rajoni. Po ta krahasosh me Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë, vetë njerëzit që kanë qenë atje nuk e krahasojnë me bukën tonë. Ne krahasohemi me Athinën, me Greqinë dhe Italinë. Në Tiranë ka konkurrencë shumë të ashpër dhe për cilësi shumica janë për t’u lavdëruar. Sugjeroj që dora të vihet vetëm tek maja, pasi shumica e furrave në periferi apo në rrethe pothuaje nuk e përdorin fare. Maja është ndihmë, pasi i jep shije bukës. Në rrethe mungon cilësia, AKU duhet të ngrejë një grup pune dhe të zhvillojë kontrolle. Buka është elementi kryesor në Shqipëri. Është absurde të mendosh që futen lëndë të huaja në bukë, nëse është me proteina të dobëta nuk realizohet buka. Pronari i fabrikës që unë furnizoj e sjell me dokumenta, ne buka na ka dalë mbi 11%, ndërsa 9-10% del kur bëhet produkti bukë-analizë sepse digjet kaloria e tij dhe digjet produkti. Pra kur bën analizën e miellit nuk e ke të saktë si të bukës”-deklaroi Ali Dedolli.
Qendra Alert/Alert.al

