Menu

Prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi: Shteti të rishikojë biznesin e bukës, po falimentojmë

I ftuar në emisioni “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi ka folur për situatën e furrave të bukës në këtë situatë pandemie, rënien e shitjeve dhe abuzimet me tenderat.

“Furrat e bukës nuk e kanë kapacitetin për të patur laboratorë, licenca për të prodhuar është e furrëxhinjëve, ndërsa eksluzivitetin e përbërësve e ka vetëm prodhuesi. Ka edhe furra buke luksoze, i përgëzoj për investimin por ngjyrat dhe ndriçimi nuk do të thotë cilësi. Unë nuk do e bëja, pasi nuk e justifikon fitimin me 10 lekë, gjithçka ka kosto. Janë me mijëra njerëz që po rrezikohen shumë gjatë kësaj periudhe, shitëset të rrezikuara, pasi iu shërbejnë qindra klientëve në ditë. Duhet të bashkëpunojë prodhuesi me qeverinë. Ka edhe abuzime me tenderin e ushqimeve në Drejtorinë e Burgjeve, kishim rast konkret. Si ka mundësi që furrat e bukës më të njohurat nuk janë fituese dhe  gjithmonë fiton e njëjta firmë. Tregtia është e lirë, çdokush duhet të vendoset në kushte të barabarta. Ka shumë diferenca nga administrata shtetërore, ka shumë burokracira, vështirësi për të marrë leje mjedisore për një furrë buke. Ke nga ato që kanë probleme në transportin e bukës. Shteti duhet të rishikojë biznesin e bukës që të mos falimentojë, të mos rrisë çmimin dhe të rrisim shërbimin”-deklaroi prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts