Menu

Protesta në Tiranë, dhjetëra filiale bankash, posta dhe biznese të dëmtuara

Dhjetëra filiale bankash janë dëmtuar gjatë ditëve të fundit të protestave në Tiranë. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj siguroi qytetarët se depozitat e tyre nuk janë prekur dhe se sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur” tha Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte edhe në një prej filialeve të Postës Shqiptare, të dëmtuara nga protesta studentore në Tiranë. Ajo tha se shërbimi ndaj qytetarëve nuk do të ndalet dhe se pensionistët dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime pranë filialeve të dëmtuara, mund t’u drejtohen filialeve të tjera të Postës Shqiptare.

Nga protestat janë goditur dhe një numër i madh biznesesh në Tiranë, sidomos të përqendruara në Rrugën e Durrësit apo rreth qendrës. Ndërsa një pjesë tjetër kanë ulur qepenët dhe janë kyçur. Në dyert e bizneseve është vendosur mbishkrimi “Jemi me ju, ju lutem mos na dëmtoni”!

Apo në disa biznese të tjera “Jemi biznes familjar, ju lutem mos na dëmtoni”!

Bizneset e mëdha dhe të vogla në qendër kanë mbuluar xhamat dhe fasadat për t’u mbrojtur nga sulmet. Qendra të mëdha tregtare, me qindra biznese brenda kanë mbyllur dyert.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts