Komunikimi i riskut për konsumatorët nga kompanitë prodhuese e tregtuese të profukte ushqimore, është një nga detyrimet ligjore më të rëndësishme, e po ashtu nga praktikat e mira në tregtti e detyrimet e Operatorëve të Biznesit. Kompanitë prodhuese e tregtuese, pavarësisht se sa e si ndodh sot, kanë detyrimin që kur një produkt i tyre ushqimore apo jo, për shumë arsye mund të jetë i pakonsumueshëm ose i papërdorshëm, duhet të njoftojnë konsumatorët për produktin konkret, shoqëruar me foto, ku të duket qartë dhe barkodi, si dhe elementët e tjerë, aftet e përdorimit (prodhimi e skadenca), numri i lotit etj. Dhe, njoftimi shoqërohet me tekstin spjegues për problematikën që paraqet produkti. Njëkohësisht me detyrimin për ta tërhequr nga tregu, subjektet u bëjnë të ditur konsumatorëve që, nëse e hasin në markete të mos e marrin, ose nëse e kanë blerë më herët dhe e kanë gjendje, t’a kthejne aty ku e kanë blerë, kundrejt kthimit të parave ose zëvendësimit me të njëjtin produkt të një loti, serie që është konform. Njëkohësisht, subjektet duhet të njoftojnë dhe institucionet publike (inspektoriatet e kontrollit) dhe këto të fundit të bëjnë komunikimin e riskut për konsumatorët. Por sa ndodh realisht? Në nivelet minimale të mundshme, e herë herë, këto njoftime bëhen të “fshehura mes rreshtash” në faqet e institucioneve publike, duke bërë që konsumatorët të mos marrin njoftimin dhe informacionin e duhur.
Qendra ALERT, organizatë për mbrojtjen e konsumatorëve, në kuadër të Projektit “Alert për mbrojtjen e konsumatorëve”, nënshkroi një marrëveshie bashkëpunimin me Shoqatën “Industria e Përpunimit të Qumështit, pikërisht me qëllimin e informit të publikut nga kjo industri, përmes Aplikacioni “Alert.al” dhe mjeteve të komunikimit Alert.al apo/dhe emisionit Alert, në rastet e problematikave që mund të shfaqin produkte të ndryshme të kësaj industrie.
Por si do të funksionojë? Kompanitë e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, anëtarë të IPQ, në rast se një produkt i tyre shfaq problemed he duhet hequr nga tregu, përveç masave që do të ndërmarrin vetë për t’a tërhequr, si dhe njoftimit të AKU, do t’ë dërgojnë dhe një njoftim zyrtar me të gjitha të dhënat e produktit dhe informacionin shterrues pranë Qendrës ALERT. Kjo e fundit, do ta pblikojë njoftimin “Alert” në ëebsit-m e saj Alert.al. Përvec publikimit aty e shpërndarjes në rrjetet sociale, si njoftim për konsumatorët, këta të fundit, do të marrin dhe një njoftim (notification) nëpërmjet aplikacioni Alert.al, i vlefshëm ky në IOS dhe Android, mjafton t’a kenë të shkarkuar në telefonin e tyre.
Marrëveshja me Qendrës ALERT dhe Industrisë së Përpunimit të Qumështit, përfaqësuar nga Z.Donjaldo Hoxha, ka për qëllim bashkëpunimin dhe komunikimin e riskut nga IPQ në rubrikën “Food Alerts” në aplikacionin Alert.al dhe ëebsite Alert.al, si dhe shpërndarjen në rrjetet sociale të Qendrës ALERT, me qëllim informimin e konsumatorëve në rastet e problematikave të ndryshme që mund të shfaqin produket e kompanive anëtare të kësaj shoqate prodhuese. Gjithashtu, qëllimi i marrëveshies së bashkëpunimit, është edhe informimi e ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe i mediave, duke bërë shmangien e panikut, ruajtjen e imazhit të kompanisë prodhuese që shfaq Alert-in, detyrimin indirekt të institucioneve shtetërore të komunikojnë risk në mënyrë të qartë dhe të drejtë, mundësinë e uljes së rasteve abuzive nga mediat për keqinterpretim të rasteve, si dhe edukimin e prodhuesve me komukiminin e rregullt të riskut për produkte që rezultojnë jokonform dhe të papërshtatshme për konsum njerëzor.
Baza Ligjore për nënshkrimin e kësaj marrëveshie është Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), Neni 5, Komunikimi i Riskut, Pikat c dhe ç, “Komunikimi i riskut bëhet nga; operatorët e biznesit të ushqimit për njerëz dhe kafshë; organizatat e konsumatorëve; dhe Ligji Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, Neni 6, Pika 1: “Tregtarët janë të detyruar, në kufijtë e veprimtarive përkatëse, t’u japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet e vendosura në treg ose të parashikuara për t’u vendosur në treg”; Pika 3, Rreziqet, që lidhen me mallrat dhe shërbimet, kur këto rreziqe nuk janë të kuptueshme pa paralajmërimin përkatës.
*Kjo marrëveshje mes Qendrës ALERT dhe IPQ, u nënshkrua në kuadër të Projektit “ALERT për mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane e që zbatohet nga GIZ, DË Akademi dhe Internews.










