Menu

Roli i EFSA-s për ndotësit kimik

EFSA kryen vlerësime të rrezikut për një gamë të gjerë kimikatesh që mund të jenë të pranishme në ushqim, për shkak të prodhimit, shpërndarjes, paketimit, si dhe ato që mund të jenë të pranishme në mjedis në mënyrë natyrale ose si rezultat i prodhimit të njeriut. Kjo punë kryhet nga Paneli i EFSA për Ndotësit në Zinxhirin Ushqimor.

Autoriteti mbledh gjithashtu të dhëna për ndotësit në ushqim dhe mbështet koordinimin e mbledhjes dhe monitorimit të të dhënave nga Shtetet Anëtare.

Ndotësit e procesit

Akrilamid

Furan

Toksina natyrale

Mikotoksina

Alkaloide

Ndotës të mjedisit

Retardantët e brominuar të flakës

Dioksinat dhe PCB-të

Metalet

Metalet janë një grup i rëndësishëm ndotësish që ndodhin natyrshëm, por zakonisht janë të pranishëm në ushqim, si rezultat i aktivitetit njerëzor.

 

Roli

EFSA jep këshilla shkencore dhe kryen vlerësime të rrezikut, si dhe mbledhjen e të dhënave dhe aktivitetet e monitorimit, por edhe asistencë teknike për kimikatet në ushqim për njerëz, por edhe në ushqimin për kafshë. Menaxherët e rrezikut të Bashkimit Evropian përdorin këtë këshillë dhe mbështetje për t’i ndihmuar ata në marrjen e vendimeve në lidhje me sigurinë e këtyre substancave për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve.

Kuadri i BE-së

Meqenëse kontaminimi në përgjithësi ka një ndikim negativ në cilësinë e ushqimit dhe mund të nënkuptojë një rrezik për shëndetin e njeriut, BE-ja ka marrë masa për të minimizuar ndotësit në produktet ushqimore.

Ekzistojnë masa për ndotësit e mëposhtëm: mykotoksinat (aflatoksina, okratoksina A, toksina fusarium, patulin), metale (kadmium, plumb, merkur, kallaj inorganik), dioksina dhe PCB, hidrokarbure aromatike policiklike (PAH), 3-MCPD dhe nitrate). (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts