Menu

Rreziku që sjell uji i ndotur i rubinetit

Janë zbuluar disa probleme shëndetësore të cilat mund të vijnë nga uji i rubinetit dhe një ndër to mund të vijë si pasojë e derdhjes së dezifetantëve të shumtë në ujë. Kimikatet e përdorura për parandalimin e baktereve kanë si qëllim që uji i pishëm të jëtë i sigurt për konsumatorin. Në momentin kur ekspozohen ndaj ajrit bakteret kanë gjasa të mos shkatërrohën plotësisht,  gjë mund të ndodh dhe në shtëpitë tuaja.

Depot apo mbledhëset e vjetra të mund të jenë më të ekspozuara ndaj baktereve. Po ashtu, disa pronarë shtëpish janë shprehur se, kur kanë hapur depot e tyre kanë gjetur minj apo zogj të ngordhur. Problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi disa shtëpi të vjetra ende përmbajnë tubacione plumbi, material i cili u hoq nga përdorimi që prej  viti 1970. Për shtëpitë e ndërtuara para këtij viti, tubacionet mbase nuk janë ndryshuar dhe plumbi vazhdon rrjedh akoma sot në rubinetin e tualetit tuaj. Edhe nëse mendoni se uji është i sigurt për t’u pirë nuk do ishte mirë që ta bëni këtë gjë.

Për disa herë radhazi uji mund të ftohet dhe nxehet gjatë gjithë ditës, gjë që mund të çojë në rritjen e baktereve si legjionela. Bakteret vdekjeprurëse shkaktuan vdekjen e një burri me pushime në Maltë pak muaj më parë, shkruan  ‘The Sun’, kur ai u zhyt në një vaskë të mbushur me ujë të ndotur nga bakteret.

Ai u infektua me sëmundjen e Legjionarëve , të shkaktuar nga bakteret legjionela, e cila zakonisht transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar. Firma e ujit ‘The Water Professor’ paralajmëroi gjithashtu për rreziqet, duke shtuar se është më mirë të mos konsumoni ujë nga rubineti i kuzhinës. (TheSun)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts